Ylli trajner i futbollit, te hënën është prezantuar, edhe zyrtarisht, te kampioni rekordmen i Spanjës, Real Madrid. Portugezi do të jetë me kontratë tre vjeçare te klubi mbretëror spanjoll. Skuadra kampione rekorde e Spanjës, Real Madrid , te hënën ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri te saj, Jose Mourinho. Portugezi do te jete pas ardhës, i së fundi të shkarkuarit, Manuel Pelegrini, dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Për Mourinhon Reali i Madridit është dashtë qe te shti dorën thellë në xhepa. Tetë milion euro Reali do të paguaj kompensim te skuadra italiane Inter me te cilën Mourinho se fundi fitoj tre trofe. Sipas te dhënave të para , Mourinho do të marr të ardhura vjetore 10 milion euro. Me transferimin e Mourinhos është bërë transferimi më spektakular ne historinë e futbollit. Trajneri 47 vjeçar do te duhej qe skuadrën e Realit pas nënte viteve te shpie Realin përsëri ne majën e skuadrave më të mira evropiane, dhe njëkohësisht ta ndërpres dominimin e rivalit kryesor, Barcelona.
E. EJUPI

Comments are closed.