Në ambientet e Restorantit “Theranda” në Prizren,u mbajt turneu i parë në shah “Lidhja Shqipëtare e Prizrenit”.Ky turne u organizua nën patronatin e KK të Prizrenit me ndihmën profesionale të Federatës së shahut të Kosovës.Morën pjesë gjithsej 46 shahistë në mesin e të cilëve një nga Shqipëria.
U luajtën gjithsejt 9 xhiro nga 15 minuta sipas rregullave të FIDE-s për shahun rapid.
Si në çdo turne të këtij lloji,pritej që për vendin e parë të luftojnë shahistët e njohur kosovarë siç janë B.Sadiku,N.Sahitaj,R.Ajvazi,Xh.Suhogërlla,O.Koka.
Por në mesin e kandidatëve me start të mirë hynë edhe Brahim M.nga Ksh.Llamkosi i cili kohëve të fundit rregullisht po hynë në mesin e 10 më të mirëve, si dhe Burim D. nga Ksh.Expik i cili në ndeshjet vendimtare për kreun e tabelës i mposhti Xhevat Suhogërlla. dhe Ilirjan Jupa.
Pas 9 xhirove me lojë të shkëlqyer nga qyteti nikoqir vendin e parë e zuri mjeshtri kombëtarë Naim Sahitaj me 6 fitore dhe 3 barazime.i dyti ishte Burim Dushi me 7 pikë,i treti mjeshtri ndërkombëtarë Bedri Sadiku me 6.5 sa i kishin edhe Osman Koka dhe Brahim Morina por me buholc më të dobët.
5 më të mirët u shpërblyen me kupa mirënjohje dhe të holla të cilat i ndanë përfaqësuesit e drejtorisë komunale dhe kryetari i FSHK.
Sipas fjalëve të KK të Prizrenit ky turne do të jetë tradicional.
Turneu i ardhshëm do të jetë në fund të muajit gusht,i organizuar nga Ksh.Shqiponja.
T A B E L A
| 1 | Naim Sahitaj | LLAMKOSI | 7.5 |
| 2 | Burim Dushi | EXPIK | 7.0 |
| 3 | Bedri Sadiku | PRISHTINA | 6.5 |
| 4 | Osman Koka | SHQIPONJA | 6.5 |
| 5 | Brahim Morina | LLAMKOSI | 6.5 |
| 6 | Sedat Basha | THERANDA | 6.5 |
| 7 | Xhevat Suhogërlla | SHQIPONJA | 6.0 |
| 8 | Ilirjan Jupa | THERANDA | 6.0 |
| 9 | Bekim Zabërgja | LLAMKOSI | 6.0 |
| 10 | Imer Prokshi | DREJTËSIA | 6.0 |
Etj.
Kete inforamacion na e konfirmo gjyqtari Burhan Misini.
G.K

Comments are closed.