Boksieri ynë i mirënjohur në boksin olimpik Naim Terbunja është pritur dje nga ministri i sportit dhe kulturës, Lutfi Haziri. Ministri Haziri dhe Terbunja biseduan për shumë çështje të sportit që i preokupon sot dhe veçanërisht për boksin tonë, boksin ndërkombëtar dhe për të ardhmen e boksierit tonë. Boksieri ynë kulmor i cili ka arritur sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe pjesëmarrësi i vetëm shqiptar në Lojërat Olimpike në Pekin më 2008 me Suedinë, mori premtimet nga ministri Haziri për mbështetje në të ardhmen. “Kjo është ajo që unë mund të bëjë më së paku për juve. Nuk mjafton vetëm pritja, por edhe mbështetja dhe këtë do t`a keni në vazhdimësi të karrierës suaj në të ardhmen nga ministria e sportit dhe kulturës” theksoi ministri Haziri. “Kanë qenë disa vite të vështira për ne, por edhe për juve ku e kemi parasysh se është dashur të përfaqësoheni me shtetet tjera. Ju përgëzoj për arritjet e juaja” tha ministri Haziri.
Ndërsa Naim Terbunja e falënderoi ministrin për kujdesin, pritjen dhe mbështetjen për të ardhmen. “Të falënderoj që keni gjetur kohë për mua, jam shumë mirënjohës për kujdesin që po bëni për sportistët tanë edhe në Kosovë por edhe jashtë saj” theksoi Terbunja.
Në fund ministri Haziri nderoi boksierin tonë me një dhuratë simbolike, një pllakë e punuar me flamur të Kosovës ndërsa Terbunja i dhuroi një palë dorëza me mbishkrim për ministrin Haziri.
Artan Vërbica (kosovaboxing.org)
Ministri Haziri dhuratë për Terbunjen



Comments are closed.