Pas një smundje të shkurtër papritmas vdiç në moshën 70 vjeçare njëri ndër trajnerët e dalluar të sportit të Kosovës profesori i dalluar Sabit Bogujevci. Sabit Bogujevci rrjedh nga një familje e njohur sportistësh. Gjatë karrierës sportive u dallua në cilësi të portierit të dalluar. Një kohë ishte edhe anëtar i Përfaqësueses së athershme te |ish-Jugosllavisë dhe anëtar i Përfaqësues së Kosovës. Kontributi i tij ishte i pamohueshëm edhe në disa klube të Kosovës sin ë Lirinë e Prizrenit, Trepçën e Mitrovicës dhe në Fushë Kosë.
Edukimi i gjeneratave të reja dhe përkushtimi i tij që dijeninë e fituar ta bartë tek ta ishte prore preokupim për Sabitin. Ai ishte veprimtar i shquar në komunën e Fushë Kosovës duke dhënë këshilla dhe shquhejsi një njeri i urtë dhe pedagog i rryer.
Vitet e fundit punoi shumë me trajnerët e rinjë në edukimin e brezave të rinjë. Kontribut të çmueshëm dha në shkollën e futbollit Fushë-Kosova.
Varrimi i Sabit Bogujevcit bëhet të enjtën, më 9 shkurt 2012 në ora 12:00 në varrezat e fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës.
G.K

Comments are closed.