Sonte në Por Elizabeta do të zhvillohet ndeshja e parafundit e Kampionatit Botëror “Afrika 2010”. Në duelin për vendin e tretë do të takohen Gjermania – Uruguai.
Kampioni i dyfishtë botëror, Uruguai, herën e fundit që ka shkuar kaq larg në Botëror ishte KB 1970. Atëherë kishte arritur vendin e katërt. Sidoqoftë suksesi i Uruguait në këtë botëror është njëri ngjarjet më të mira. Edhe pse skuadrën e udhëheq dyshja frikësuese e sulmit, Diego Forlan – Luis Suarez, nuk ka pasur shumë njerëz që do të vënin bast për plasman të lartë të këtij reprezentacioni. Në luftë për titull, Uruguain e eliminoi Holanda 2:3. “Na pret ndeshje e vështirë. Nuk kemi asnjë garanci që do ta mposhtim Gjermaninë, por do të përgatitemi për luftë deri afër vdekjes”, ka paralajmëruar luftë të rreptë përzgjedhësi i Uruguait Oscar Tabarez.
Sa i përket formacionit uruguaian, do të mungojë Walter Gargano i cili me siguri do ta dobësoj mesin e fushës së kësaj skuadre. Po ashtu është pikëpyetje se sa do të mund të jap edhe sulmuesi Diego Forlan pas lëndimit të pësuar në ndeshjen gjysmëfinale me Holandën, por uruguaianët do t’i trimëroj kthimi i sulmuesit, Luis Suarez i cili ka larë suspendimin e kartonit të kuq i cili me dorë kishte mbrojtur golin e kundër Ganës.
Gjermanët i besojnë oktapodit “Paul”: “U duam medaljen e bronztë”
Në anën tjetër, gjermanët me humbjen minimale 0:1 i eliminoi Spanja drejt finales e cila me golin e Puyol-it siguroi finalen e parë në botëror. “Personalisht kurrë nuk kam marrë mundin as ta shikoj ndeshjen për vendin e tretë, por fitorja në këtë rast është ngushëllim i jonë në këtë turrnir. Duam të bronztën”, janë fjalët e kapitenit të “Elf”it, Philipp Lahm. Në këtë ndeshje, nëse do të paraqitej, por që ka shumë probleme me shpinën, mund të historike për sulmuesin gjerman, Miroslav Klose të cilit i mungon vetëm edhe një gol që ta barazonte rekordin e golave në Kampionate Botërore. Momentalisht ai rekord është pronë e ish-sulmuesit legjendar të Brazilit, Ronaldo i cili ka të shënuara 15 gola. Pa marrë parasysh dhimbjeve që mund t’i ndjej, aktivizimi i tij nga fillimi apo nga bankina nuk do të vihet në pikëpyetje.
Edhe gjermanët kanë probleme me lëndime. Disa lojtarë kryesor rënkojnë nga lëndimet, si i lartpërmenduri Klose, sikurse edhe Khedira, Ozil, ndërsa me grip janë Lahm dhe Podolski, por lajmi i mirë për trajnerin Loew është rikthimi i Mullerit nga suspendimi i kartonit të dytë të verdhë.
Nga rastet interesante nga ndeshjet për vendin e tretë dallojmë atë se që nga vitit 1974 nuk janë shënuar më pak se tre gola, kur Polonia atë vit kishte mposhtur Brazilin 1:0. Kurse, kjo ndeshje kujton ndeshjen e vitit 1970, po për vend të tretë, kur Gjermania Perëndimore e kishte mposhtur Uruguain 1:0 me golin e Overath-it.
Përbërjet e mundshme:
Gjermania (4-2-3-1): Neuer – Lahm, Friedrich, Mertesacker, Jansen – Khedira, Schweinsteiger – Müller, Özil, Podolski – Klose
Uruguai (4-2-3-1): Muslera – M. Pereira, Victorino, Lugano, Caceres – D. Perez, Arevalo – A. Fernandez, Forlan, Cavani – Suarez
A. Durmishi

Comments are closed.