Home » Futboll int., Kombëtarja, Kombëtarja-Shqipëri, Lajm i fundit » Ndeshje miqësore e futbollit: Mali i Zi – Shqipëri, sonte nga 20:15

Në Podgoricë, sonte do të zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit, në mes të dy reprezentacioneve fqinje, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ndeshja fillon në orën 20:15 dhe luhet në stadiumin “Pod Goricom” ne Podgoricë.

Kombëtarja shqiptare gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një seancë stërvitëse në Podgoricë dhe sot , tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e mbrëmjes që zhvillohet nga ora 20:15. Duke qenë se niveli i kundërshtarit është për respekt, trajneri i kombëtares shqiptare në lojë do të qet formacionin më të mirë që ka tani për tani. Lorik Cana pritet të aktivizohet në qendër të mbrojtjes , ndërsa për krah tij do të jetë Armend Dallku. Ndërsa Debatik Curri do të testohet në mesin e fushës përkrah me të konfirmuarit Skela, Duro e Bulku. Dyshen e sulmit edhe ketë herë pritet ta përbëjnë Salihi e Bogdani.

Trajneri Kuzhe dhe të gjithë futbollistët janë shprehur se në Podgoricë do të luftojnë për rezultat pozitiv.

Në anën tjetër, selektori i Malit të Zi , kroati, Zlatko Kranjcar para këtij takimi konsideron se tani me nuk ka kombëtare të dobëta.”Në futbollin e sotëm nuk ka kombëtare të dobëta dhe të pamposhtura. Filozofia e lojës së Shqipërisë është e ngjashme me tonën. Reprezentacioni i Shqipërisë është kombëtare e mirë dhe ka selektor të mirë pas të cilit ka rezultate të mira. Në garat e kaluara kualifikuese ata kanë bërë një hap përpara, dhe kanë qenë në prag të befasisë në ndeshjet me Portugalinë”  ka thënë Kranjcar.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qyteti “Pod Goricom” në Podgorice dhe fillon nga ora 20:15.

E.EJUPI

Comments Closed

Comments are closed.