Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Ndeshje miqësore: Gjermania-Bosna e Hercegovina 3:1

Scweinsteiger shenon nga dy penallti Foto dpa 300x225 Ndeshje miqësore: Gjermania Bosna e Hercegovina 3:1Reprezentacioni i Gjermanisë ka zhvilluar me sukses ndeshjen e fundit testuese, 7 ditë para kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”. Për kundërshtar kishte reprezentacionin e Bosna e Hercegovinës. Ndeshja u zhvillua në Commercbank Arena në Frankfurt para 48.000 shikuesve dhe përfundoj me rezultat 3:1(0:1). Gjermania tregoj edhe një herë se është kombëtare që lufton deri në momentin e fundit. Kështu ishte edhe sonte kur arriti që disavantazhin nga pjesa e parë prej 0:1, ta rikthej në fitore bindëse.

 

Reprezentacioni i Bosnës ishte zgjedhur si kundërshtari i fundit para kampionatit botërorë të futbollit, për Gjermaninë. Disa nga reprezentuesit boshnjak janë shumë mirë të njohur për futbollistët gjerman dhe për dashamirët e futbollit, sepse luajnë pikërisht në bundesligen gjermane, si ; Edin Xheko, Sejad Salihoviç, Vedat Ibisheviç dhe Zvjezdan Misimoviç. Te gjithe keta perbenin sulmin e rrezikshem te Bosnen ne ndeshjen kunder gjermaneve.

Kështu të parët në epërsi erdhen boshnjakët në minuten 15, përmes, pikërisht golashenuesit më të mirë të bundesligës për sezonin e kaluar, Edin Xheko. Me avntazhin prej 0:1 skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë Gjermania filloj me ngulm të sulmoj. Kështu në minuten e 50 përmes kapitenit të vet, Philipp Lahm arriten ta barazojnë rezultatin ne 1:1. Ndërsa ne minutat 73 dhe 77 për Gjermaninë u akorduan dy penallti. Që të dya ne gola i shëndërroj Bastian Schweinsteiger duke rikthyer rezultatin ne favor te ekipit gjerman.Festohet goli i bukur i kaopitenit LAHM Foto dpa 300x225 Ndeshje miqësore: Gjermania Bosna e Hercegovina 3:1

 

Kombëtaret u paraqiten me këto përbërje:

 

Gjermania: Neuer, Friedrich, Lahm, Mertesacker, Badstuber, Khedira, Özil, Schweinsteiger, Trochowski, Podolski, Klose

 

Bosna e Hercegovina:Hasagic, Spahic, Jahic, Nadarevic, Mravac, Misimovic,Rahimic, Salihovic, Pjanic, Ibisevic, Dzeko.

Kombëtarja e Bosnës dhe Hercegovinës do të jetë kundërshtare e Shqiperisë në kualifikimet për EURO 2012 , pasi bënë pjesë në grupin e njejtë kualifikues .

Në dy ndeshje tjera kontrolluese janë arritur këto rezultate :

 Italia – Meksiko 1:2

Spanja- Korea   1:0

E. EJUPI

Comments are closed.