Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Ne finale : HOLANDA – SPANJA

Intelegjenca spanjolle e mesit të fushës, mposhti forcën mbrojtëse të Gjermanisë. Spanja ka mundur me rezultat minimal, por me meritë, Gjermaninë dhe kështu do të jetë kundershtar i Holandës në finalen e madhe të Kampionatit Botërorë Afrika e Jugut 2010.

Të dielen, me 11 korrik, në ora 20:30, ne Socer City te Johanesburgut , ndeshaj finale: HOLANDË – SPANJË.

 

Spanja për herë të parë në historinë e futbollit do të luaj në finale të Kampionatit Botërorë. Ketë e ka arritur pas fitores minimale, por të merituar ndaj Gjermanisë me rezultat 1:0. Golin vendimtar e ka shënuar Carlos Puyol(73’).

Spanja dominuese, Gjermania me respekt të tepruar për kundershtarin

Ishte intelegjenca spanjolle e mesit të fushës, me kreatorët: Iniesta, Xavi, Xavi Alonso, Busquets, që në çdo aspekt e mizotroj lojën e Gjermanisë duke ua imponuar atyre  lojën e vet.

Spanjollët edhe në aspektin teknik, edhe taktik e fizik, mbizotruan Gjermaninë. Megjithatë Gjermania u tregua e fortë në mbrojtje dhe e pa mposhtur deri në minutën 73, kur pas krosimit te Xavit nga korneri, Puyol me kokë shënoi gol të bukur për 1:0, që ishte edhe vendimtar i takimit(foto 2).

Gjermania për dallim nga ndeshjet tjera, sonte ka qenë e detyruar të tërhiqet në mbrojtje, dhe nuk u pa asgjë nga ai sulmi eksloziv i tyre me shumë gola të shënuara.

Spanja në anën tjetër ka bërë lojën e vet më të mirë deri me tani në ketë kampionat. “Furia e kuqe” tregoi edhe një herë se në ekipin e vet ka lojtarë të mirë që kanë intelegjencë për lojën.

Pikë e dobët e ekipit spanjoll ishte aksioni i Pedros kur në një kundërsulm, që përcillej edhe nga Torres, Pedro doli gati i vetmuar para portës dhe u tregua shumë egoist duke mos pasuar topin, e as nuk arriti të gjuaj ,duke humbur rastin që do ta zgjedhte fituesin e takimit shumë më herët. Kjo sigurisht ndikoj që trajneri Del Bosque, pak minuta më vonë ta tërheq Pedron nga loja.

GJERMANIA – SPANJA 0:1 (0:0)

0:1 Puyol  (73’)

 

GJERMANIA: 1 Neuer – 16 Lahm, 17 Mertesacker, 3 Friedrich, 20 Boateng (52. Jansen) – 6 Khedira, 7 Schweinsteiger – 15 Trochowski (62. Kroos), 8 Özil, 10 Podolski – 11 Klose

 

SPANJA: 1 Casillas – 15 Ramos, 3 Piqué, 5 Puyol, 11 Capdevila – 14 Xabi Alonso (90. Marchena) – 16 Busquets, 8 Xavi, 6 Iniesta – 18 Pedro (86. Silva), 7 Villa (81. Torres)

 

Referi:: Viktor Kassai (Hungari)

 

Deklaruan pas ndeshjes :

 

Jogi Lov: “Kompliment te spanjollët. Unë besoj se ata do ta fitojnë titullin. Spanja na ka sjell deri në skaje të mundësive tona. Megjithate ne kemi luajtur një turnir të mrekullueshëm”.

 

Philipp Lahm: “Është shumë e dhimshme kur eliminohesh në gjysmëfinale. Dëshpërimi është shumë i madh.”

 

Marcel Jansen:” Ne jemi munduar që të qëndrojmë.Është dashur më me guxim të luajmë.Spanja sot ka qenë më e mirë.”

 

Manuel Neuer :”Neve na ka munguar pak sa guximi. Është dashur të luajmë më shumë ofanziv.Kemi pasur shumë pak raste.Spanja ka fituar me meritë.”

 

Vicente Del Bosque:” Disa futbollistë sot kanë treguar formë të jashtëzakonshme.Si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.

 

David Villa:” Gjermania ka qenë kundërshtar i fortë. Ne në gjysmëfinale kemi shfaqur lojën më të mirë të turnirit.”

 

Në finale; te dielen me 11 korrik, takohen,  Holanda – Spanja, ndërsa në “finalen e vogël” , për vendin e tretë, të shtunen me 10 korrik do të takohen: Gjermania – Uruguai.

 

E.EJUPI

Comments Closed

Comments are closed.