Qyteti i Luksemburgut ishte mikpritës i përfaqësuesve të kombëtareve, ku edhe është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet kualifikuese për eliminatoret e Kampionatit Euro 2012. Përfaqësuesja e Shqipërisë do ta ketë një fillim bukur të vështirë, pasi shorti deshi që ajo ndeshjen e parë kualifikuese ta luaj si udhëtuese. Shqipëria që bënë gara në Grupin D, më 4 shtator 2010 në Bukuresht do të takohet me Rumaninë. Takimi i fundit i ndeshjeve të fazës kualifikuese do të zhvillohet do të zhvillohet më 12 tetor të vitit 2011. Takimin e parë para adhuruesve të vet, Shqipëria do ta zhvillojë në 8 shtator 2010, kurse për kundërshtarë do të jetë Luksemburg. Më 9 tetor , po ashtu si mikpritëse do të luajë kundër Bosnjë e Hercegovinës, kurse takimin me Përfaqësuesen e Francës, Shqipëria do të zhvillojë me 3 shtator të vitit 2011, po ashtu në Shqipëri.
Orari i ndeshjeve të Përfaqësueses së Shqipërisë për Euro 2012
04.09.2010 Rumania–Shqipëria
08.09.2010 Shqipëria–Luksemburgu
09.10.2010 Shqipëria–Bosnja e Hercegovinë
13.10.2010 Bjellorusia–Shqipëria
26.03.2011 Shqipëria–Bjellorusi
08.06.2011 Bosnja e Hercegovinë–Shqipëria
03.09.2011 Shqipëria–Francë
07.09.2011 Luksemburgu–Shqipëria
08.10.2011 Franca–Shqipëria
12.10.2011 Shqipëria–Rumania
G.Kosumi


Comments are closed.