Home » Futboll int., Kampionati Anglez, Lajm i fundit » Premierliga, spikat derbi Manchester City vs Liverpool

Për vikend zhvillohet java e 27-të e Premierligës angleze, kurse derbi i javës në program është të dielën kur Manchester City pret Liverpoolin.

Ndërsa treshja e skuadrave që i prijnë tabelës ndeshjet e tyre i zhvillojnë të shtunën. Manchester United udhëton në Liverpool ku e presin të kaltrit e Everton. Arsenal në fushë të saj pret Sunderland-in, kurse Chelsea është mysafire e Wolverhamtonit.

Portsmouth në ndeshjen për ekzistencë pret Stoke-n sikurse edhe ndeshja tjetër që karakterizon luftë për ekzistencë, West Ham – Hull.

Në Birmingam takohen Aston Villa dhe Burnley kurse javën e mbyll takimi Wigan – Tottenham.

Manchester United tani më është afruar në vetëm një pikë larg Chelseat, dhe pas triumfit në Ligën e kampionëve kundër Milanit, udhëton dhe luan kundër Evertonit. Lajm i mirë për “djajtë e kuq” është rikthimi i mbrojtësit serb, Vidiç. Po ashtu pritet që në formacionin startues të jetë edhe sulmuesi, Valencia. Kurse do të mungojnë Ferdinand (një ndeshje) dhe Nani (tre ndeshje) të suspenduar, kurse të lënduar janë Giggs, O’Shea por edhe Hargreaves.

Everton është në pozitën e tetë në tabelë dhe pas fitores ndaj Chelseat (dhe Sportingut në Ligën e Evropës), do të synojnë rezultat pozitiv edhe ndaj Manchesterit edhe pse do të ju mungojnë Cahill dhe Fellaini por edhe Jagielka, Senderos.

Arsenal pas humbjen në Ligën e kampionëve kundër Portos, dëshiron të triumfojë kundër Sunderlandit të Lorik Canës dhe ashtu kështu sa do pak të shpresoj në titull të kampionit.

Portieri i ri, Fabianski ka bërë dy gabime kardinale kundër Portos, por, trajneri Wenger akoma ka besim tek ai.

Kurse Sunderland është në formë katastrofale, nuk ka arritur të fitoj në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit.

Arsenal ndodhët në pozitë shumë të vështirë para këtij takimi pasi që përballet me shumë lëndime, si të Arshavin, Eduardo, Diaby, Djourou, Gallas, por edhe Gibss dhe Van Persie që ka përfunduar ky sezon për të.

Chelsea do të jetë mysafire e Wolverhamptonit dhe ka probleme të shumta për shkak lëndimeve. Do të mungojnë për këtë ndeshje, Lampard, A. Cole, Deco, Essien, por edhe Bosingwa, Belletti dhe Alex.

Premierliga, java 27-të; 20 shkurt, e shtunë:

Everton – Manchester Utd. (13:45h)

Arsenal – Sunderland (16h)

West Ham – Hull (16h)

Wolves – Chelsea (16h)

Portsmouth – Stoke (18:30h)

21 shkurt, e diel

Blackburn – Bolton (13h)

Aston Villa – Burnley (15h)

Fulham – Birmingham (16h)

Manchester City – Liverpool (16h)

Wigan – Tottenham (17:15h)

A. Durmishi

Comments Closed

Comments are closed.