Home » Boks, Kosovë Superliga » Nënkampioni i vjeshtës, Hysi filloi përgatitjet

Nënkampioni i vjeshtës, Hysi filloi përgatitjet

 

KF Hysi 300x173 Nënkampioni i vjeshtës, Hysi filloi përgatitjetTë mbuluar në teren me borë, skuadra bardhezi e Hysit, ka dalë për herë të parë në fushë këtë vit dhe ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror. Nënkampioni i fazës së parë të garave, skuadra e Hysit e prirë nga trajneri, Hysni Maxhuni, nuk ka pritur shumë dhe iu është përvjelur mëngëve drejt synimit të tyre që për herë të parë në historinë e shkurtë të klubit ta fitojnë titullin e kampionit. Përgatitjeve që nga dita e parë iu janë bashkuar edhe tre perforcimet e bëra, ish-mesfushori i Prishtinës, Yll Hoxha, dhe dy ish-lojtarët e Vëllaznimit, Drilon Dragusha dhe Fisnik Papuçi.

Ndërsa, kryetrajneri, Hysni Maxhuni, ka bërë të ditur edhe një herë se skuadra e tij ka për synim titullin e kampionit dhe përsëritjen e suksesit të edicionit të kaluar në Kupën e Kosovës.

Kurse, edhe drejtori i ri i klubit, Arbënor Morina, me këtë rast iu ka bërë të ditur lojtarëve rregulloren e re, për të cilën ai ka theksuar se nëse do ti përmbahen lojtarët asaj rregulloreje, siç e ka theksuar drejtori Morina, profesionale, lojtarët nuk do të kenë asnjë problem, sidomos në aspektin diciplinor dhe të principeve të punës.

A.D.

Tags: