Home » Basketboll, Boks, Futboll, Hendboll, Lajm i fundit, Skitari, Volejboll » Nga Ministria e sportit-Ministri Lutfi Haziri vizitoi DSK-në dhe federatat sportive

 

DSC 0361 300x199 Nga Ministria e  sportit Ministri  Lutfi Haziri vizitoi DSK në dhe federatat sportive Gjatë ditës së sotme, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe sportit të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vizituar Departamentin e  Sportit të Kosovës ku është pritur nga Ibër Alaj, drejtor si  dhe Ismail Kasumi, drejtor i Shtëpisë së sportit të Kosovës. Ai njëherësh ka vizituar edhe federatat sportive të Kosovës. Ministri Haziri, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është pritur nga Fadil Vokrri, kryetar, pastaj Federatën e Hendbollit të Kosovës,  ku është pritur nga  Izet Gjinvci, sekretar, Federatën e Basketbollit ku është takuar me Nazmi Paçaradën, komesar të garave, Federatën e Boksit ku është takuar me Latif Demolli, sekretar teknik dhe gjyqtar ndërkombëtar i boksit.

 Ai ka vizituar edhe Shoqatën e Pedagogëve sportive të Kosovës dhe është takuar me Jeton Nebihun, pastaj është takuar edhe mes sekretarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçin, kryetarin e Federatës së Skive të Kosovës, Hajrush Demajn me bashkëpunëtorë  si dhe Federatën e Atletikës së Kosovës ku është takuar me sekretarin, Bislim Berisha.  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri, nga të gjitha këto takime që pati me përfaqësues të federative sportive është njohur me kushtet e punës dhe mundësitë e organizimit më të mirë të degëve sportive në Kosovës. Ai në mes të tjerash tha se këto ditë pritet që Ligji i sportit të Kosovës ti dorëzohet Kuvendit të Kosovës dhe me këtë ligj do të rregullohen shumë gjëra që kanë të bëjnë me organizimin e sportit, sponsorizimin dhe disa lehtësi që parashihen për ata që do ta ndihmojnë sportin. Sa i përket organizimiet të garave sportive dhe sigurisë në këtë drejtim është duke u punuar dhe do të mirren masa konkrete që në arenat sportive të mënjanohen dukuritë negative që e shëmtojnë sportin.

 Gani KOSUMI

 DSC 0459 300x199 Nga Ministria e  sportit Ministri  Lutfi Haziri vizitoi DSK në dhe federatat sportive

 

 

 

 

 

 

DSC 0417 300x199 Nga Ministria e  sportit Ministri  Lutfi Haziri vizitoi DSK në dhe federatat sportive

 

 

 

 

 

 

 DSC 0358 300x199 Nga Ministria e  sportit Ministri  Lutfi Haziri vizitoi DSK në dhe federatat sportive

DSC 0397 300x199 Nga Ministria e  sportit Ministri  Lutfi Haziri vizitoi DSK në dhe federatat sportive

DSC 0447 300x199 Nga Ministria e  sportit Ministri  Lutfi Haziri vizitoi DSK në dhe federatat sportive

Comments are closed.