Pas Prishtinës, karvani i NLB Streetball Kosova 2010 të dielën ka vazhduar në Pejë, ku morën pjesë 6 skuadra juniore dhe 6 seniore, në një ambient të ri, kësaj radhe në stadiumin e basketit pranë Qendrës Rinore të njohur, si ish-Kosharka.Peja ka dhënë finalistin e tretë të Superfinales që është skuadra RIP Kaça e përbërë nga Florim dhe Blerim Shabi dhe Kenan Muça, të cilët këtë triumf ia kanë dedikuar Besart Shabit, vëllait dhe shokut të tyre, që ishte vrarë në fillim të këtij viti në Pejë.Rruga e fitores për RIP Kaça nuk ishte shumë e vështirë, pasi zhvilloi vetëm dy duele. Në rrethin e parë pati përballë ekipin Tiki të cilin e mposhti 7:5, në rrethin e dytë nuk pati kundërshtar dhe kaloi në finale pa lojë, ndërsa në ndeshjen vendimtare ata e mposhtën me shumë mund por me meritë mposhti ekipin 2 Kollorët, 5;4.Streetbollin jubilar të dhjetin sivjet në Pejë, e kanë hapur si gjithnjë, garat e juniorëve.Gjashtë ekipe janë përballë me njëra-tjetrën në një temperaturë të lartë tropikale prej 35 gradë celsius, që në fund dha për fitues ekipin me emrin interesant Duplli-Niplli. Kjo skuadër mposhti në finale ekipin Four Fun, pas vazhdimeve, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar ndaj ekipit Graph 6.
Karvani streetbollistik NLB Streetball Kosova 2010, javën që vjen më 19 dhe 20 qershor do të vazhdojë me garat në Gjakovë dhe në Prizren për të fituar edhe dy superfinalistë të tjerë, që do të synojnë Çmimin kryesor edhe sivjet pushimin një javor në Turqi. Keto informacione vijne nga sherbimi per informim i NLB STREETBALL KOSOVA 2010.
G.K

Comments are closed.