Notarët e Kosovës janë kthye me 10 medalje nga gara ndërkobmëtare e notit “ZLATNI ORLLANDO” që është mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues nga disa shteteve, Sllovenia, B.Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe mikpritësi Kroacia. Kjo garë është në kalendarin e Federatës Evropiane të Notot, njofton sekretari i Federatës së Notot të Kosovës, Astrit Haliti. Kosovën në këtë garë e përfaqësuan:Lum Zhaveli, Erëmal Bajrami, Daulina Osmani, Rita Zeqiri, Fisnik Hajredini, Eriona Begaj, Drin Llalloshi,Egzon Syla,Vlera Llalloshi, dhe Haxhi Buzhala.Prezentimi i notarve tanë ishte në nivelin e duhur.Notarët tanë fituan 10 medalje 3 të arta 3 të argjendta dhe 4 të bronzta. Më e dalluara ishte Rita Zeqiri, me 2 të arta në 400 metra krol dhe 200 metra shpinë dhe 2 të bronzta 50metra dhe 100 metra shpinë, Fisnik Hajredini, një medalje të në 50 metra delfin, një të argjendtë 50 metra krol, pastaj Daulina Osmani, një mdealje të argjendtë në 50 metra krol dhe një të bronzit në 50 metra bretkocë, Vlera Llalloshi, fitoi një medalje të argjendtë në 200 metra, stil i përzier dhe Eriona Begaj me një medalje të bronzit në 200 metra shpinë.
G.Kosumi

Comments are closed.