Tashmë shumë i njohuri, oktapodi Paul në Oberhausen të Gjermanisë ka vendosur për fituesit e ndeshjeve finale. Gjermania do ta mposhtë Uruguain për vendin e tretë, ndërsa Spanja do të fitoj titullin kampion Bote, kundër Holandës.
Me transmetim live në TV dhe në përcjellje të 120 vëzhguesve e gazetarëve nga e gjithë bota, parashikimet e oktapodit Paul, të premten, kanë arritë kulminacionin. Në ora 11:20 pas shumë mendimeve, oktapodi Paul vendosi për Gjermaninë si fituese e ndeshjes për vendin e tretë ndaj Uruguait.
Menjëherë pas kësaj oktapodi Paul e dha edhe prognozën e tij të fundit për duelin final, Spanja – Holanda. Sipas oktapodit Paul, Spanja do të jetë ajo që do t’i gëzohet titullit të parë të Botës.
Oktapodi Paul deri tani ka prognozuar saktësishtë
Oktapodi Paul deri tani ka vendosur katër herë për fitore të Gjermanisë dhe ato të gjitha saktë. Po ashtu saktësisht ka prognozuar edhe dy disfatat e Gjermanisë, nga Serbia, përkatësisht Spanja.
Në Spanjë oktapodi Paul, të premten, është marr shumë me seriozitet dhe entuziazëm. Përpos stacionit televiziv gjerman N24 ishte edhe stacioni spanjoll RTVE që ka përcjellur parashikimet e oktapodit për ndeshjet finale.
Kryeministri Spanjës Jose Louis Zapatero është shqetësuar pas kërcimeve që i janë bërë oktapodit Paul pasi që ai kishte parashikuar me saktësi disfatën e Gjermanisë, në gjysmëfinale, kundër Spanjës. Zapatero ka thënë me ketë rast;” Me duket se do të dërgoj një ekipi për mbrojtje të afërt për oktapodin”.
OKTAODI PAUL, NË SPANJË, ËSHTË BËRË YLL MEDIAL
Para së gjithash në Spanjë oktapodi Paul, ditëve të fundit është bërë yll medial. Në gazetat e njohura të përditshme sportive të Spanjës, “Marca” dhe “As”, oktapodi dhe parashikimet e tija kanë qenë tema numër 1.
Shumë kush ka pyetur athua a mundet oktapodi të tregoi paraprakisht edhe numrat e lotos ?
Ky me gjasë do të jetë Botërori i fundit për oktapodin Paul, sepse ai tani ka dy vite e gjysmë jetë, dhe zakonisht oktapodët e këtij lloji nuk jetojnë më shumë se mesatarisht tri vite.
“Kampionatin Evropian, pas dy viteve, nuk do ta mbërrijë, ndoshta edhe ndonjë ndeshje të rëndësishme të bundesliges gjermane” , ka thënë Schepers.
E.Ejupi

Comments are closed.