Pasi që Thierry Henry tani më vetëm ka luajtur një ndeshje miqësore me klubin e tij të ri, New York Red Bulls, kjo skuadër është përforcuar edhe me një emër të madh, po ashtu nga Barcelona.
Pas shërbimeve të francezit 32-vjeçar, gjithçka është afër realizimit të kalimit edhe të mbrojtësit një vit më i ri, Rafael Marquez-it në skuadrën amerikane.
Edhe pse kishte kontratë valide të majme edhe për dy vitet e ardhshme, meksikani dhe skuadra kampione e Spanjës si duket kanë arritur marrëveshjen që ta shkëpusin kontratën, kurse për një stinor të luajtur, Marquez në Ligën amerikane të MLS-s do të përfitonte nga dy milion funta angleze.
Prezantimi zyrtar i Rafael Marquezit tek skuadra e re pritet të bëhet javën e ardhshme, kanë shpjeguar në njoftimin e tyre zyrtar, klubi amerikan, New York Red Bulls.
Marquez që nga viti 2003 pak a shumë ka qenë lojtar standard i përbërjes së Barcelonës.
A.D.

Comments are closed.