Edicionin e kaluar futbollistët e Mallorca-s patë kampionat të shkëlqyer në Primera dhe deri në fund të kampionatit luftuan për vendin e katërt që do t’i dërgonte në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Në fund Sevilla zuri vendin e katërt, kurse Mallorca u deshtë të kënaqet me vendin e pestë, e cila ia mundësoi plasmanin në Ligën e Evropës. Por, informatat të cilat erdhën të enjten nga selia e UEFA-s, as në Ligën e Evropës nuk do të marrë pjesë.
Arsyeja është kolapsi financiar në të cilën gjendet kjo skuadër spanjolle dhe organet përgjegjëse të UEFA-s, të enjten është mbledhur në Nyon të Zvicrës dhe ka vendosur që ta përjashtoj Mallorca-n nga Liga e Evropës.
“Pas shqyrtimit të gjendjes në klubin e Mallorca-s është evidencuar se nuk i plotëson kriteret që duhet t’i plotësoj një skuadër pjesëmarrëse në kupat evropiane. Ky klub nuk i ka plotësuar kushtet për marrjen e licencës dhe për shkak krizës financiare nuk mund t’ia ja japin dritën e gjelbër për të luajtur në Evropë”, thuhet në deklaratë.
Mallorca me siguri do të ankohet në këtë vendim, dhe nëse ankesa refuzohet (po thuajse sigurt), do të thoshte se Villareal do ta zinte vendin e Mallorca-s në Ligën e Evropës.
Siç shkruajnë mediumet spanjolle, borxhi i Mallorca-s është mbi 80 milion euro.
A. D.

Comments are closed.