Përfaqësuesja e Kosovës me ditën e sotme ka përmbyllur me shumë sukses kampin 7 ditorë në qendrën rekrativo-sportive në Öland të Suedisë. Gjatë këtyre ditëve është punuar me përkushtim dhe me profesionalizëm të madhe dhe më 10 qershor pati një prazantim të shkëlqyer në ndeshjen kundër Halmstadit që kishte zgjuar kërshërinë e shumë adhuresve veqmas shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Suedi e në veqanti kishte zgjuar intersim të agjentet e futbollit që ishin në numër të madh në këtë ndeshje. Në ditën përmbyllëse për ffk-kosova.com përzgjedhësi i Përfaqësueses z. Albert Bunjaki dhe një përmbledhje të gjithë asaj që është punuar: “ Mendoj se në radhë të parë ky kamp ishte mjaft i qëlluar në synimet tona për të krijuar një Përfaqësuese mjaft të konsoliduar dhe të fortë për të ardhmen. Ditën e parë kampi ka pasur karakter njohës ndërmjet veti për futbollistët, të cilët vijnë nga klube të ndryshem si të Kosovës ashtu edhe të Evropës e që më parë nuk ishin parë e as njohur mes veti. Në ditën e dytë është punuar në lojë me kundërzbritje, loje me pasime. Ndërsa në ditën e tretë kryesisht kemi stërvitur lojë mbrojtëse zonale dhe me thekse të veqantë ishte një parapërgatitje për lojën kundër Halmstadit. Kemi bërë një punë në gupe përtë krijuar pastaj një punë ekipore sepse si tim mund të kemi më shumë sukses. Mendoj se në ndeshje me Halmstadin patëm një paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Gjatë gjithë kohës pjesën teorike e kanë përcjellë edhe stërvitjet në fushë që ishte një sinkronizim mjaft i mirë i gjithë kësaj. Përvq punës ekipre është punuar edhe në mënyrë individuale me secilin duek pasur parasysh veqoritë individuale dhe pozitat e tyre në teren.
Janë analizuar me kujdes edhe ndeshjet e botërorit duke dhënë mendimet e e tyre secili lojtarë dhe pastaj me një konstatim të përbashkët për secilën skuadrë për të metat dhe përparësitë që kanë pasur në atë lojë. Diëtn e fundit ka psur një regjenerim dhe punë në pishinë. Mirëpo, duhet theksuar se Përfaqësuesja ende ballafaqohet me mungesë të pajisjve për punë e që aktulaisht FFK-ja si e vetme e ka të vështirë ti përballojë, por nevojitet një përkrahje nga të të gjithë e në veqanti në ministria e sportit. Pavarësisht të gjitha vështirësive ne do të vazhdojmë të punojmë me intensitet të lartë për të përmbushur qëllimet dhe synimet tona edhe pse jemi të vetdijshëm se kjo rrugë do të jetë e gjatë dhe e mundimshme.
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së
Me gjithë vështirësitë
financiare ne jemi të vendosur që të përkrahim programin e Përzgjdhësit Albert Bunjaki në rrugën e tij për ndërtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Në këtë drejtim ishte edhe ky kamp, që me punën që është bërë këtu me prezantimin në ndeshjen kundër Halmstadit ka arsyetuar plotësisht mbajtjen e tij. Ne do të vazhdojmë me realizimin e objektivave tona në
këtë drejtim dhe do të bëjmë qmos që të sigorojmë kushte për mbajtje edhe kampeve tjera dhe do të insistojmë me ngulm edhe tek Ministria e Sportit që të na përkrahë në këtë rrugëtim tonin, sepse futbolli është institucioni më i denjë për prezantimin e shtetit të Kosovës ku do në botë. Unë kam besim dhe shpresa se do të gjejmë përkrahje nga të gjithë për të realziuar objektivat tonë që nuk janë vetëm të FFK-së por edhe të shtetit të Kosovës.
Anjel Raskaj, kapiten i përfaqësueses
Ishte një kënaqësi e madhe sëpari që të takohmi së bashku me lojtarë nga Kosova dhe në Evropë dhe ishte një moment i veqantë ku për sëafërmi u njohtuam dhe që të krijojmë një skuadër. Pastaj kishim një ndeshje kundër Halmstadit dhe prezatuam Kosovën dhe mendoj se me lojë i kënaqëm publikun edhe pse rezultati nuk ishte shumë me rëndësi kundrejttë që të shohim se ku jemi dhe unë mendoj që herëve tjera do të jemi më të përgatitur. Dua të theksoj se gjithë Shtabi ishte në nivelin e duhur dhe po ashtu kishim një vendosje të mirë në një vend të shkëlqyeshëm klimatik dhe mikpritja e nikorqirit Gëzim Krasniqi ishte e mrekulleshme.
Behar Maliqi, futbollist
Për mua ishte një nder që ish pjesë e Përfaqësueses dhe ta prezantoj Kosovën në fanelënn e Kosovës dhe me bashkë me lojtarët e Kosovës që luajnë në Evropë. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë me zell dhe unë besoj se Kosova një ditë mund të ketë një përfaqësuese mjaft të fortë dhe cilësore për të arritur edhe në evenimentet botërore.
Kujtim Bala, futbollist
Kjo ishte një punë mjaft e mirë e ku jemi njohur me lojtarë tjerë që nuk ishim takuar më herët por edhe të tjerë nga Evropa. Ky kamp ishte mjaft i qëlluar dhe kjo është një fillim i mirë sepse tash kemi nis një punë si ekip dhe që duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen.Zëdhënësi i FFK-së nga Suedia,Fazli BERISHA


Comments are closed.