Përfaqësuesja e Kosovës në ping pong në të dy konkurrencat (femrat-meshkujt) do të marrë pjesë në Kampionatin botëror, që mbahet nga 23-30 maj në Moskë të Rusisë. Kosova bënë pjesë në divizionin e katërt në të dyja konkurrencat. Në konkurrencën e meshkujve bëjnë gara në grupin T me Kazakistanin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Macao. Pingpongistët tanë me 22 maj zhvillojnë takimin e parë, në orën 08.30 me Macao. Në konkurrencën e femrave, Kosova do të garojë në grupin N.Kundërshtarë të Kosovës do të jenë, Lebanoni e Mongolia. Ballafaqimin e parë Kosova e zhvillon me 23 maj (në orën 8.30) kundër Mongolisë. Federata e Pingpongut e Rusisë dhe Qeveria Ruse është munduar të pengojë pjesëmarrjen e kosovarëve në këtë garë botërore, por me angazhimin e presidentit të Federatës së Pingpongut Ndërkombëtar (ITTF), Adham Sharara,Kosova do të jetë pjesë e këtij kampionati. Afërdita Fazliu, zëvendësdrejtoresh në Departamentin e Sportit të Kosovës, në Moskë do të jetë edhe si delegate e FPPK-së në Kongresin vjetor të ITTF-së. Kosova te femrat përfaqësohet me pingpongistet: Arjeta Tërstena, Amare Janjeva, Nehare Janjeva, Nuraj Kurteshi, ndërsa te meshkujt: Rrahman Ademaj, Linor Çitaku, Ulli Prestreshi e Milot Makolli. Në ekspeditë do të janë edhe Rifat Rifati, kryetar i FPPK-së, Afërdita Fazliu, zv.drejtoreshë në DSK, përzgjedhësi Avni Jashari te meshkujt e Besart Domaniku te femrat si dhe gjyqtari ndërkombëtar Jeton Beqiri. Kjo është hera e shtatë që Kosova përfaqësohet në kampionatet botërore të pingpongut dhe është sporti i parëolimpik që ia doli të dalë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare.
G.K

Comments are closed.