Home » Lajm i fundit, Ping Pong » Pingponsitet e rinje te Kosoves udhetojne per ne Turqi

 

Amare Janjeva 1 300x199 Pingponsitet e rinje te Kosoves udhetojne per ne Turqi Ekspedita disa anëtrëshe e Përfaqësueses se Kosovës, nesër do të niset për qytetin e Stanbollit të Turqisë për të marr pjesë në Kampionatin e 53-të Evropian për të rinjë në pingpong “Sambolli 20010.

Këtë delegacion e përbejnë katër përzgjedhjet  më të mira të grupmoshave të reja të përzgjedhura nga Avni Jashari dhe ate:

  • Juniorët  në përbërje: Linor Çitaku,Ylli Prestreshi,Baton Çitaku dhe Veton Gota të cilët në konkurrencën ekipore do të garojnë në grupin “I” së bashku me Izraelin,Norvegjinë,Maqedoninë dhe Greqinë.Në këtë konkurrencë marrin pjesë 42 shtete.
  • Junioret në përbërje: Arbana Janjeva,Linda Zeqiri dhe Nuraj Kurteshi dhe do te garojne ne fazën e parë të garave ekipore në grupin”G” së bashku me Bullgarinë,Belgjikën,Austrinë dhe Greqinë.Pjesëmarrëse 32 shtete.
  • Kadetët në përberje: Orhan Kurteshi dhe Drilon Marevci. Ne mesin e 41 shteteve do te garojn ne grup me Portugalinë,Qipron dhe Ukrainën.
  • Kadetet : Amare Janjeva,Iliriana Haliti dhe Nehare Janjeva. Ne fazën e parë do të garojnë në grupin”G” së bashku me Turqinë,Spanjën dhe Greqinë.

Garat zhvillohen në disiplinat ekipore,individuale dhe të qifteve. Në fazën e parë të garave në të gjitha disiplinat luhet ne sistem (secili me secilin ne grup) ndërsa më të suksesshmit vazhdojnë garat më tutje.

Vlen të theksohet se në këtë kampionat përveç sportistëve kosovar, marrin pjesë edhe dy gjyqtarë ndërkombëtar kosovar të cilët janë përzgjedhur nga organizatori që të ndajnë drejtësinë e këta janë Shefqt Jashari dhe Abedin Bahtiri. Pjesëmarrjen e delegacioni kosovar e mundësoi Departamenti i Sportit. Urojmë për pjesëmarrje sa më dinjitoze të pingpongistëve kosovar në këtë garë prestigjioze, thuhet në Komunikatën për shtyp nga Federata e Pingpongut e Kosovës, nënshjkurar nga sekretari, Nehat Çitaku.

G.K

Comments are closed.