Michael Platini ka paralajmëruar në Kongresin e UEFA-së,në Tel Aviv, se në vitin 2011, përsëri do të kandidoj për postin e Presidentit të UEFA-së. Francezi mbanë ketë post që nga viti 2007.
Michael Platini në vitin e ardhëshëm do të kandidoj për një mandat tjetër si President i Bashkimit Evropian të futbollit (UEFA).Kështu ka njoftuar kampioni evropian i futbollit nga viti 1984 në Tel Aviv.Francezi 54-vjeçar ka mundësi të mira për rizgjedhje.
“Unë jam njeri me fat, një President i lumtur dhe me fat se si ne të gjithë punojmë së bashku.Ne së bashku në këto vite të punes kemi bërë mjaftë, por unë mendoj se ka ende për tu bërë në të ardhmen.Për ketë arsye unë do të qëndroj në dispozicion edhe për një mandat tjetër” ka thënë Platini të enjten.
Blatter e përshëndet vendimin e Platinit
Presidenti i FIFA-së Joseph Blatter ka përshendetur vendimin e francezit Platini, që të kandidoj edhe për një mandat të dytë.”Ne punojmë që nga viti 1998 bashkarisht me besim të ndërsjellë. Ai deri tash ka bërë një punë shumë të mirë dhe me sukses” ka thënë Blatter.
Platini në janar të viti 2007 me “revolucionin e tij francez” kishte rrezuar paraardhesin e tij, Lennart Johansson. Ndërsa në Kongresin e UEFA-së në Dusseldorf , ish ylli mesfushorë, kishte fituar ndaj kundërkandidatit të tij suedez, me 27:23 vota qysh në rethin e parë zgjedhor.
E.Ejupi



Comments are closed.