Home » Champion League, Futboll int., Lajm i fundit » Potsdam: Pritje madheshtore për Kampionet e Evropës

“Turbine Potsdam – shpirti i Brandenburgut, krenaria e Gjermanisë, Kampionet e Evropës”.

Kjo ka qenë motoja e festës së triumfit të titullit të Kampionit të Evropës për Turbine Potsdam pas fitores dramatik,e me penallti, kundër Olimpique Lyon. Ndër më të merituarat konsiderohet edhe e jona, Fatmire Bajramaj, e cila njëherit ishte zgjedhur edhe futbollistja e takimit.

Më shumë se 1000 simpatizues kanë qenë të hënën pas dite në sheshin “Potsdamer Lusenplatz” për të pritur, nderuar dhe festuar me Kampionet e tyre evropiane, futbollistet e Turbine Podsdam.  Në ora 14:00 futbollistet Fatmire Bajramaj dhe Anja Mittag kanë sjellur në bynë solemne Kupën e Kampioneve të fituar ditë më parë ne Getafe , kunder Lyonit.

Përpos mijërave simpatizantëve të skuadrës, në pritje të Kampioneve të reja të Ligës së Kampionëve të futbollit për femra në Evrope, ishin edhe Kryetari i Komunës së Potsdamit, Jann Jakobs, pastaj Ministri për kulturë, rini dhe sporti i Republikës së Brandenburgut, Holger Rupprecht, dhe shumë personalitet tjera zyrtare nga fusha e sportit dhe kulturës në republikën e Brandeburgut dhe te qytetit te Potsdamit.

Në mesin e të festuarave ishin Fatmire Bajramaj e zgjedhur si futbollistja më e mirë e takimit final, dhe portierja, Anna Felicitas Sarholz që ne finale kishte arritur t’i mbrojë dy penallti.”Heroina e Getafës” portierja 17 vjeçare  e Turbine, ishte dashur që të jetë me reprezentacionin gjerman në Kampionatin Evropian të futbollit për femra U-19 që mbahet në Maqedoni, por ajo ka refuzuar ketë pjesëmarrje, me arsyetim se pas triumfit në Ligen e Kampioneve nuk ka mundësi të koncentrimit të menjëhershëm në ndeshjet për Kampionatin Evropian.

Përpos Fatmire Bajramajt, që është ndër futbollistet më të mira të skuadres kampione, Turbine Potsdam, pjesë e stafit të kësaj skuadre është edhe një shqiptare tjetër nga Kosova (Podujeva), Afërdita Podvorica. “Afro” pas disa viteve të suksesshme si futbolliste në klubin Turbine Potsdam (2002-2009) tash ka mbaruar karrierën si futbolliste aktive, dhe është pjesë e shtabit teknik të trajnerëve në skuadër.

Edhe Afërdita Podvorica, se bashku me Fatmire Bajramaj ishin pjesë e këtij triumfi dhe të kësaj feste. Në foto 3 shihet Afërdita Podvorica- e para nga e majta në këmbë, ndërsa Fatmire Bajramaj e para nga e djathta në këmbë.

E. EJUPI 

Comments Closed

Comments are closed.