Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Premiat e futbollistëve spanjoll për botëror, në thumb të kritikës

Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të shtetit, Spanja ka kërkuar nga reprezentuesit e vet që të heqin dorë nga premiat e premtuara për botërore në vlerë prej 550.000 euro.

 

Premiat e larta, të premtuara në rast të triumfit për Kupën e Botes, për yjet e vet të futbollit, e kanë goditur ekonominë e dërmuar spanjolle. E Majta e Bashkuar ka kërkuar nga qeveria spanjolle të intervenoi . Edhe nacionalistet katalonas “ERC” kanë apeluar te skuadra, qe duke pasur para sysh problemet financiare të shtetit, të heqin dore nga premiat e larta. Në sondazhin e gazetës spanjolle “Marca” thuhet se 85.6 % të respondentëve janë të mendimit se premiat e premtuara janë shumë të larta.

Spanjollëve u janë premtuar premitë më të larta nga të gjitha 32 shtetet pjesëmarrëse (550.000 euro). Pasojnë Argjentina me 520.000, Anglia me 470.000 euro për çdo lojtar.

Ndërsa Gjermanet do të fitojnë secili nga 250.000 euro, në rast të triumfit në Kupën e Botës.

Spanja aktualisht gjendet në një krizë të madhe që nuk e ka përjetuar prej vitesh. Spanja po vuan sidomos nga papunësia, që është më e madhja në gjithë zonën e Bashkimit Evropian. Aktualisht janë më shumë se 4 milion spanjoll të pa punë.

E. EJUPI

 

Comments Closed

Comments are closed.