Home » Karate, Lajm i fundit, Sportet Luftarake » Prezantim i denje i karateisteve te Iponit te Prishtines ne Salzburg te Austrise

Ne Sazburg te Austrise, ka perfunduar Turneu nderkombatar Austrian Open Junior 2010, aktiviteti me prestigjioz i karatese ne Evrope i Federates Evropiane te Karatese dhe boterore per karatiste deri ne moshen 21 vjeçare ne Evrope. Moren pjese mbi 1000 pjesemarres me te mire te 22 shtetve evropiane.Kosova e barabarte  dhe e mirepritur ne mesin e ketyre shteteve e gjithashtu e suksesshme. 

 Kater karateiste kosovar moren pjese dhe thyen te gjitha barierat e deritanishme duke qene  pjese ne nje aktivitet ku te pranuara jane vetem shtetet anetare ne Federaten Boterore te Karatese. Kosova  ishte e pranishme dhe me dinjitet tregoj se meriton te jete pjese e kesaj organzate te fuqishme sportive.Flamuri kosovar gati me shume se 2 muaj ishte ne webfaqen e Ferderates austriake, e gjithashtu edhe u rendit keto dite larte ne palestren sportive ne mesin e 22 shteteve pjesemarrese.

Herolind Nishevci , Olt Aliu, Alvin Karaqi dhe Orges Arifi, paten paraqitje dinjitoze duke treguar cilesi te larte sportive ne aktivitetin me cilesor qe mbahet ne Evrope per grupmoshat deri 21 vjeçare.

Herolind Nishevci ( 18 vjeç), aktualisht karateisti me i mire kosovar, fitoj medaljen e argjendte ne kategorine me te rende , ndersa 12 vjeçari Olt Aliu te bronzten.Ndersa ne renditjen e me te suksesshmeve u rendit edhe Orges Arifi dhe Alvin Karaqi te cilet arriten deri ne gjysem finale dhe ne plasmanin e pergjithshem ishin ne vendin e katert.Keto rezultate kane vlere te shumfishte per karatene kosovare.

Karateistet e Klubit te karatese Ipponi i Prishtines te drejtuar nga karateistjaa me e suksesshme ne historikun e karatese kosovare, Shqipe Zogiani, jane ambasadore te vertete te sportit kosovar duke u prezantuar ne aktivitetet me te njohura ne bote.Ata edhe para dy muajsh shkelqyen ne Las Vegas ku morren pjese ne dy aktivitete te çmueshme  ne Ozawa Cup si dhe ne US Open ne te cilat arriten shume suksese, dhe ngriten larte reputacionin e karatese kosovare. Kete informate nga konfirmoi, Fadil Arifi, kryetar i Klubit te karates Ippon te Prishtines

G.Kosumi

 

Comments Closed

Comments are closed.