Në fundjavë zhvillohet java e 23-të e Primeraligës spanjolle. Konsiderohet se ndeshja më interesante do të jetë ndërmjet Mallorca – Sevilla, duel që drejtpërdrejt mund ta përcaktoj skuadrën mëtuese për Ligën e kampionëve. Ndërsa përveç këtij takimi, të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, La Coruna pret Xerez-in kurse Barcelona do ta pret Racing Santanderin.
Deportivo La Coruna, sivjet ka filluar shumë mirë kampionatin, por në ndeshjet e fundit kanë hasur në vështirësi, sidomos realizimin e golave. Por, skuadra galiciane shpreson që në duel me skuadrën e fundit në tabelë, pothuajse të fshirë nga Primeradivision, Xerez, të ju kthehet shënimit të golave dhe marrjes së tre pikëve.
Barcelona pas humbjes me Atleticon, tani pret skuadrën e Racing Santander dhe shpresojnë shumë në tre pikët e reja që të paktën ta mbajnë në epërsi dypikëshin që kanë më shumë se sa konkurenti direkt për titull, Real Madrid.
Ndeshja më interesante e së shtunës do të jetë ndërmjet dy skuadrave që momentalisht janë në luftë për vendin e katërt, që në edicionin e ardhshëm kjo pozitë dërgon në Ligën e kampionëve. Mallorca, e cila ka sukses të qindpërqindt në fushën e saj, pret Sevillan e cila i ikën “ishullorëve” për dy pikë në tabelën e klasifikimit. Në ndeshjet e fundit të dyja skuadrat kanë arritur sukses të plotë, Mallorca në Tenerife (0:1) dhe Sevilla në fushë të vet kundër Osasuna-së po me rezultat minimal (1:0).
Kurse, Real Madrid, e cila pas humjes së Barcelonës në ndeshjen e fundit të saj, ka arritur në vetëm dy pikë më pak se sa liderja e klasifikimit. Klubi “mbretëror” të dielën do ta pret skuadrën tejet të papërshtatshme të Villarealit.
Klubi tjetër nga Madridi, pas suksesit të madh kundër kampionit aktual të Barcelonës, këtë javë udhëton drejt Almerias dhe me gjasa të mëdha shpresojnë të vazhdojnë me rezultat pozitiv dhe të ngjiten akoma më shumë në tabelën e klasifikimit, në ndonjë nga pozitat që qon në Ligën e Evropës.
Athletic Bilbao, pas barazimit në Ligën e Evropës me Anderlehtin në fushën e saj, do të tentojë ta mposhtë skuadrën e Tenerifes e cila me “mish e shpirt” po tenton të mbesë edhe për një edicionin në elitën spanjolle të futbollit. Njejtë, në luftë të ashpër për ekzistencë ndodhet edhe Zaragoza e cila kësaj jave do të pret Sportingun nga Hihoni. Udhëtim i rëndësishëm do të jetë edhe për Valladolidin në Osasuna sikurse edhe për Espnayol tek Malaga.
Ndeshje më me pak ngarkesë do të jetë ajo ndërmjet, Valencias e cila ndodhet në vendin e tretë dhe Getafes që ndodhët në mesin e “artë” të tabelës.
Primeradivizion, java 23-të; 20 shkurt, e shtunë:
La Coruna – Xerez (17h)
Barcelona – Santander (19h)
Mallorca – Sevilla (21h)
21 shkurt, e diel
Athletic Bilbao – Tenerife (16h)
Malaga – Espanyol (16h)
Zaragoza – Sporting Hihon (16h)
Almeria – Atletico Madrid (18h)
Real Madrid – Villareal (20h)
22 shkurt, e hënë
Valencia – Getafe (20h)
A. Durmishi

Comments are closed.