Home » Lajm i fundit, Superliga Junioret » Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojne

Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojne


DSC 00364 300x199 Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojneNë ndeshjen e mbetur të javës së 12-të të Super Ligës së Kosovës në futboll për junior, në Prishtinë janë takuar Prishtina dhe Besa e Pejës. Këtë takim e fituan prishtinasit me rezultat 2:1. Kjo është disfata e parë e Besës në këtë edicion garash nga 12 takime të zhvilluara ata kanë shënuar 8 fitore, dy barazime dhe një disfatë dhe kryesojnë në renditje me 29 pikë, 6 më shumë se Prishtina që është e dytë me 23 pikë, por prishtinasit kanë një takim më pak. Krye ndeshje e kësaj jave ishte e një cilësie të lartë, me veprime të mira sit ë njërës ashtu edhe skuadrës tjetër. Të parët në epërsi erdhën pejanët. Bernard Berisha njëri ndër individët më të dalluar të ekipit pejan, në minutën e 40-të,  pas një depërtimi nga krahu i majtë, harkon para portës së Prishtinës, më së miri u gjend Kujtim Sokoli dhe nga afërsia e plasoi topin në rrjetë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Prishtina barazoi rezultatin nëpërmjet Durim Krasniqit.DSC 0137 300x199 Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojne

Të dy ekipet shkuan në pushim me rezultatin e barabartë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Prishtina ishte më këmbëngulëse për të shënuar fitore. Krijoi raste të shumta dhe në minutën e 57, Getoar Dragusha shënoi gol për Prishtinën dhe i siguroi fitoren skuadrës së tij në këtë përballje. Prishtina është skuadra e vetme që në këtë edicion garash i shaktoi humbjen e parë Besës. Përkundër kësaj disfate, pejanët mbesin mëtuesit kryesor për titullin e kampionit të sivjetmë të Kosovës, kurse këtë stinor sigurisht do të shkojnë në pushim me pozitën e parë të renditjes dhe titullin vjeshtor.

Prishtinë: Stadiumi i qytetit. Gjyqtarë: S. Zejnullahu, E. Tahiri, E. Zasella. Shënues: D. Krasniqi 45’, G. Dragusha 57’ – K. Sokoli 40’. Karton të verdhë: Ramosaj, Kastrati, Berisha, Sokoli të Besës. Lojtari i ndeshjes: Getoar Dragusha.

Prishtina: Gashi, Islami, Krasniqi, Krenzi, Balinca, Tershana, Dragusha (Kamberi), Mustafa (Hoti), Krabegu (Shaqiri), Pasama Begolli (Emini).

Besa: Ramosaj, Ademaj, Shkuliqi (Sokoli), Haklaj, Kastrati, Iberdemaj, Shabotiq,

Berisha (Bajraktari), Lokaj, Gashi, Kabashi.

DSC 00191 300x199 Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojneDSC 0012 300x199 Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojneDSC 0217 300x199 Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojne

DSC 0217 300x199 Prishtina i shkakton disfaten e pare Beses, pejanet edhe me tej kryesojne

1 Besa 12 34:6 28 29
2 Prishtina 11 16:6 10 23
3 2 Korriku 12 23:21 2 21
4 Trepça89 11 20:17 3 19
5 Gjilani 11 22:15 7 17
6 Ferizaj 11 22:19 3 17
7 Kosova (V) 11 17:11 6 16
8 Hysi 11 25:26 -1 16
9 Ramiz Sadiku 12 12:15 -3 16
10 Trepça 11 15:20 -5 15
11 KEK-u 11 23:14 9 12
12 Liria 11 23:22 1 12
13 Flamurtari 11 13:20 -7 10
14 Rilindja 11 8:17 -9 10
15 Kosova (P) 11 10:54 -44 3
16 Sharri 0 0:0 0 0

G.Kosumi