Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Programi i ndeshjeve te dites, se marte, ne Boteror

425px Jabulani1 212x300 Programi i ndeshjeve te dites, se marte, ne BoterorE marte , 15.06.2010. Në kuadër të ndeshjeve të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010″ , sot në program janë tri ndeshje. Një nga grupi F, dhe dy tjera nga grupi G.

 

ZELANDA E RE – SLLOVAKIA, 13:30 h,  Grupi F

Ndeshja e dytë e grupit F (pas asaj Itali-Paraguai 1:1) në mes të Zelandës së Re dhe Sllovakisë, nga ora 13:30 ne stadiumin Royal Bafokeng” ne Durban, e hapë ditën e pestë të futbollit në “Afrikën e Jugut 2010”.  Zelanda e re nuk ka ndonjë sukses të madh të shënuar në historinë e vet të futbollit, sikundër edhe Sllovakia pas pavarësimit nga Çekia. Të dy këto skuadra llogariten si autsajder të grupit F, edhe pse skuadra që fiton sot, me tri pikë, do të printe në tabelën e grupit “F”.

 

 

PORTUGALIA – BREGU I FILDISHTË , 16:00,  Grupi G

Dita e martë na sjell takimet e grupit “G”, grup ky që është cilësuar si grupi më i vështirë i kampionatit. Ndeshja e parë zhvillohet mes Portugalisë dhe Bregut te Fildishtë. Portugezët të renditur në pozitën e tretë të Fifa-s me Cristano Ronaldon kundër kombëtares së “elefantëve” e cila në veta ka një numër të madh të futbollistëve yje që luajnë nëpër skuadra të mëdha evropiane. A do të jetë në gjendje trajneri Erikson që ta komponoj ekipin ashtu që të shënon fitore kundër Portugalisë, me çka do të ishte shumë më afër pozitës që e shpie në gara më tutje. Nga këto dy skuadra shumëkush e kërkon përfaqësuesen e dytë sepse vendi i parë është “i rezervuar” për Brazilin.

 

BRAZILI – KOREJA VERIORE, 20:30 h, Grupi G

Ndeshja e dytë e grupit “G” zhvillohet nga ora 20:30 në mes të Brazilit dhe Kores së veriut. Për Brazilin, si favorit tradicional të kampionateve, pesë here me tituj të fituar, çdo rezultat tjetër kundër Kores veriore sonte, do të ishte mos sukses. Selektori Carlos Dunga, qe është kritikuar shumë për përzgjedhjen e futbollistëve për këtë kampionat, nuk besojmë se do të lejoj që Koreanet e veriut të befasojnë Brazilin. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Ellis Park” në Johanesburg.

E.E.

Comments are closed.