Home » Futboll int., Kampionalti Italian, Kampionati Anglez, Lajm i fundit » Rafael Benitez largohet nga Liverpool – A do ta pasoj ai Mourinhon te Interi ?

Rafael Benitez dhe FC Liverpool shkojne rrugeve te ndara.Siç njofton klubi nga Premier Liga angleze, në ueb faqen e vet zyrtare, trajneri 50 vjeçar spanjoll , e len skuadren e Liverpoolit per shumen e kompenzimit prej 4 milion euro.

 

Benitez kishte ardhur te “Reds” në vitin 2004 dhe qysh në vitin e tij të parë kishte fituar Ligën e Kampionëve. Ndërsa sezona e kaluar ka qenë shumë dëshpëruese.Benitez ishte objektiv i kritikave të shumta.

Tani Rafa Benitez është në bisedime që të jetë pasues i Jose Mourinhos te Interi . Siç shkruan të premten gazeta e përditshme sportive italiane ”Gazetta dello sport” , Interi i ofron trajnerit spanjoll një kontratë tre vjeçare me 5,5 milion euro të ardhura vjetore, plus premiat. Benitez kështu do të fitonte më shumë se te Liverpooli, por më pak se sa Mourinho te Interi. Sipas këtij mediumi, Rafa Benitez do të prezentohet javën e ardhshme si trajner i ri te Interi. Ndërsa zyrtarët e Interit nuk i kanë komentuar akoma negociatat me Benitezin. 

E.E.

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.