Përveq interesim të tij për transferim në Bundesliga, një opsion i mundshëm për të mbetet edhe Premier liga angleze, dhe ate që nga vera e këtij viti.Kështu njofton gazeta spanjolle”AS”.

Sulmuesi i Real Madridit, legjenda, Raul don që të transferohet në Bundesliga!?

Kështu, të paktën sipas gazetës spanjolle “AS”.

Kështu, Raul, pas 16 vitesh nuk dëshiron të luajë më për “mbretërit”. 32-vjeçari, ish kapiten i Realit, që prej angazhimit të Ronaldos, Benzemas, Kaka dhe Co, ka mbetur  vetëm një rezervist. Megjithatë, Raul nuk dëshiron ta  përfundojë karrieren e tij. Ai don të vazhdojë edhe me tutje të shenoi gola. Synime të tij të mundshme janë, Bundesliga apo Premier League.

Raul largohet nga Reali ?

Sipas gazetes spanjolle, janë stadiumet e mira, klubet e mira sportive dhe zhvillimi sportiv, ato që e tërheqin golashenuesin spanjoll në ligën gjermane.

Ylli i Hamburger SV, Ruud van Nistelrooy shtoi: “Ne jemi duke folur me njëri-tjetrin. Dhe të gjithë e din; në Gjermani, stadiumet janë plot, qytetet e bukura, organizimi i klubeve është i përkryer”.

Pas Arjen Robben, Franck Ribéry dhe van Nistelrooy, spanjolli Raul do të ishte super ylli i katërt në Bundesliga.

Tifozët sigurisht se do të ishin të kënaqur me një transerim të tij. Nëse dikush ka shprehur interesim konkret nga Bundesliga, Raul tha, “jo ende”. Por edhe Premier Liga angleze është një opsion për Raulin. Së pari do të duhej të klasifikohen ofertat  e ardhshme të afërta që do të bëhen.

Raul ka kontratë me Realin deri më 2011. Mirëpo Reali por ka rënë dakord ta lejoj yllin e tij më transferim të lirë qysh gjatë verës 2010.

Ajo do të jetë ky një mega transfer i ardhshëm, top sulmuesi Raul, në Bundesliga …

E.E.

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.