Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca” e cila sot ka sjellë informacionin, për ikjen përfundimtare të legjendës së Realit, 33-vjeçarit Raul, nga klubi “mbretëror” i cili ka kaluar plot 16 stinorë me skuadrën e tij që është menduar të jetë e përjetshme. Në këtë periudhë duke luajtur për Realin ka shënuar plot 323 gola në kuadër të 741 ndeshjeve të zhvilluara sa ka veshur fanellën e klubit të vetëm të tij gjatë karrierës.
Por, edicionin e fundit Raul më shumë ka qëndruar në bankinë se sa që ka luajtur dhe e kishte pasur të qartë që më nuk llogaritët në të në 11-in startues, sidomos pas përforcimeve të mëdha që kishte bërë skuadra.
Kështu Raul pas përfundimit të sezonit të fundit shumë e më shpesh kishte deklaruar se do të ikte nga klubi i cili si profesionist kishte debutuar në vitin e largët më 1994. Schalke ’04 dhe Tottenham ishin dy skuadrat më konkrete gjatë bisedave për ta angazhuar, kurse “Marca” bënë të ditur që më nuk ka dilema rreth përcaktimit se në cilin klub do ta vazhdoj karrierën. Ai si duket ka vendosur të kaloj tek skuadra nën-kampione e Gjermanisë, Schalke ’04.
“Nëse do ta sillnim Raulin do të arrinim punë të jashtëzakonshme”, ka thënë para disa ditës trajneri i Schalke-s, Felix Magath, ndërsa këto fjalë do të duhej të bëheshin realitet gjatë javës së ardhshme.
Raul kështu ikën nga Real Madrid ku ka të fituara gjashtë tituj kampioni të Primera Division, tre tituj të Ligës së kampionëve dhe dy tituj të Kupës interkontinentale.
A.D.

Comments are closed.