Home » Champion League, Futboll int., Lajm i fundit » Rezultatet e ndeshjeve te para te turrit te trete kualifikues se Liges se kampioneve

Granit Xhaka, vetëm 17 vjeçar, në debutimin e tij në Ligën e kampionëve ka shënuar golin e parë në këtë garë prestigjioze me skuadrën e tij FC Basel kundër Debrecenit hungarez.

Të martën dhe mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e para të turit të tretë të Ligës së kampionëve, përndryshe raundi i parafundit drejt pjesëmarrjes në garën më prestigjioze evropiane. Kryesisht janë arritur rezultate të pritura, por nuk munguan as befasitë të cilat pas ndeshjeve të dyta mundë të përmbysen, por do të mund të ndodh që pas ndeshjeve kthyese të ndodh ndonjë befasi tjetër.

Befasia më e madhe mund të konsiderohet fitorja e skuadrës kazake Aktobe në fushën e saj kundër kampionit izraelit Hapoel (1:0). Por mesiguri nuk do të jetë rezultat i pa rikuperueshëm për skuadrën e “kuqe” të Izraelit e cila në radhët e veta ka lojtarë shumë më kualitativ.

Befasi tjetër mund të konsiderohet barazimi i Ajaxit në fushën e saj me nënkampionin grek, PAOK të Selanikut (1:1). Ajax me shumë emra në skuadër kundër grekëve që realisht kanë më pak kualitet por edhe që sapo e kanë zëvendësuar trajnerin i cili ishte konsideruar më i merituari për sukseset e skuadrës. Golin e vetëm për holandezët ka shënuar sulmuesi uruguaian, kapiteni i skuadrës, Suarez.

Sporting Braga e ka shkatërruar plotësisht skuadrën skoceze Celtic (3:0). “Keltët” do ta kenë jashtëzakonisht vështirë ta përmbysin këtë rezultat të thellë dhe po ashtu vazhdon agonia e kësaj skuadre të madhe skoceze e cila ka dy vite është shumë larg formës dhe famës që ka.

Dinamo Zagreb, favorit i madh në letër, përpara sfidës në Moldavi me Sheriff, pengesën më të madhe e kishte ngarkesën e madhe psikike pas aferës së dyshimit të rregullimit të ndeshjeve nga kjo skuadër. Gazetat kroate çdo ditë janë duke sjellë lajme të reja rreth të kaluarës së afërme të kësaj skuadre. Por të “kaltrit” ia dolën që të nxjerrin rezultat pozitiv (1:1) nga ndeshja e parë dhe tani gjithçka do të varet nga ndeshja kthyese që zhvillohet në “Maksimir” të Zagrebit.

Ndeshja më dramatike gjithsesi është zhvilluar në Bern. Yong Boys dhe Fenerbahçe  (2:0). Turqit dy herë kanë udhëhequr, por me një lojtar më pak dhe me një penallti të akorduar për vendasit, në fund gjithçka u mbyll baras, por padyshim se skuadrës turke edhe ky rezultat i u është më se i favorshëm.

Granit Xhaka1 300x168 Rezultatet e ndeshjeve te para te turrit te trete kualifikues se Liges se kampioneve

Ndërsa, tërë turrin e tretë e ka mbizotëruar lojtari shqiptar i FC Basel, Granit Xhaka. Granit Xhaka hyri në lojë në minutën e 88-të në vend të autorit të golit të parë për skuadrën zvicerane. Ndërsa në minutën e dytë shtesë nga 25 metra ka mposhtur portierin vendas hungarez dhe kështu me vetëm 17 vite në debutimin e tij, me vetëm katër minuta lojë, në Ligën e kampionëve ka shënuar gol dhe është bërë lajm i parë i ueb-faqes së UEFA-s. Pas ndeshjes trajneri i Bazelit, Thorsten Fink, ka uruar lojtarin e tij por njëkohësisht e ka mbrojtur nga gazetarët e shumtë të interesuar duke thënë se Graniti akoma është i ri dhe duhet ruajtur këtë lojtar me perspektivë të madhe. Për Bazel ka luajtur edhe Xherdan Shaqiri i cili u zëvendësua në minutën e 62-të. Ndërsa Erfan Zeneli (Helsinki) luajti vetëm deri në minutën e 27-të pastaj u zëvendësua në ndeshjen e zhvilluar në Beograd kundër Partizanit i cili me lehtësi fitoi ndeshjen (3:0).

Të martën:

Omonia Nikozi (Qipro) – Salzburg (Austri) 1:1 (0:1)  Lomana LuaLua 90+1’ – Gonzalo Zarate 8’

Litex Loveç (Bulgari) – Zhilina (Sllovaki) 1:1 (0:0)  Wellington 78’ – Tomas Majtan 65’

Unirea Urziçeni (Rumani) – Zenit St. Petersburg (Rusi) 0:0

Dynamo Kiev (Ukrainë ) – Gent (Belgjikë) 3:0 (1:0) Yarmolenko 19’, Andriy Shevchenko 80’, Zozulya 90+2’

Sparta Pragë (Çeki) – Lech Poznan (Poloni) 1:0 (0:0) Brabec 75’

The New Saints (Uells) – Anderlecht Bruksel (Belgjikë) 1:3 (0:2)  Jones 52’ – Kljestan 7’, Legear 18’, Matias Suarez 76’

Mbrëmë:

Ajax Amsterdam (Holandë) – PAOK Selanik(Greqi) 1:1 (0:1)  Luis Suarez 13’ – Iviç 73’

Young Boys (Zvicër) – Fenerbahçe (Turqi) 2:2 (1:2) Dudar 18’, Costanzo 74’ (pen) – Emre Belozoglu 5’, Stoch 42’

Braga (Portugali) – Celtic (Skoci) 3:0 (1:0) Alan 26’ (pen), Elderson 76’, Matheus 88’

Aktobe (Kazakistan) – Hapoel Tel-Aviv (Izrael) 1:0 (0:0)  Samat Smakov 76’ (pen)

Sheriff Tiraspol (Moldavi) – Dinamo Zagreb (Kroaci) 1:1 (1:1) Erokhin 35’ – Sammir 3’

Debreçeni (Hungari) – Bazel (Zvicër) 0:2 (0:1) Stocker 34’, Granit Xhaka 90+2’

AIK Stokholm (Suedi) – Rosenborg (Norvegji) 0:1 (0:1) Henriksen 33’

Partizan Beograd (Serbi) – HJK Helsinki (Finlandë) 3:0 (2:0) Iliev 8’, Iliç 42’, Cleo 90+2’

BATE Borisov (Bjellorusi) – København/Kopenhaga (Danimarkë) 0:0

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave

Avni Durmishi

Tags:

Comments are closed.