Home » Futboll int., Kampionati Gjerman, Lajm i fundit » Ribery : Vendimi në 10 ditët e ardhshme

Papritmas, çdo gjë duhet të vazhdojë me shumë shpejtësi. Superylli i Bayernit, Franck Ribéry (27) njoftoi në “Sport 1″ befasisht me një deklaratë për të ardhemen e tij:” Unë besoj se në një të ardhme të afërt ka për tu vendosur ajo se çka do të bëj vitin e ardhshëm. Unë shpresoj që ky vendim do të pason në javën e ardhshme apo për dhjetë ditë. ”

Vendimi për të ardhmen e tij po afrohet! A ka francezi ndonjë ofertë konkrete ?

Ribéry: “Jo! Por janë të njohura interesimet e Real Madrid, FC Barcelona dhe Chelsea që ende janë të interesuar për mua dhe më duan mua për të luajtur ta ta. ”

 Gjasat për të mbetë te Bayerni, reprezentuesi francez i vlerëson “50:50″.

Por : Vendimin në fund, e sjell vetëm klubi. Kontrata e Riberys me Bayernin kalon në tjetrin sezon.

Bosi i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar dje në Bild : “Unë momentalisht kam përshtypjen që Ribery do të mbetet deri më 2011.”

Rasti Franck Ribery është më i përfoluri që nga afati dimëror i transfereve të futbollistëve.

E.EJUPI

Comments Closed

Comments are closed.