Bavarezet marrin frymë më shlireshëm para takimit shumë të rëndësishëm kundër Manchesterit United.Shlirimin e parë tifozët e Bayernit e kan pasur kur në mesin e pasagjereve në Aeroportin e Munihut, kanë parë edhe Arjen Robben(26) me valigjet e tija gati për Manchester.
Disa ditë radhazi në Munih të gjithë u përpoqen të bëjnë që superylli i Bayernit të jetë i gatshëm për lojë. Aktualisht tre mjek të ndryshëm kujdesen për holandezin. Në foto shihet mjeku i ekipit, Wolhfart, që do të kujdeset ta aftësoj Robbenin për lojë.
Gjithashtu bordit të fluturimit për në Mançester i është bashkangjitur edhe ish i sëmuri, Daniel van Buyten.
“Unë shpresoj që të dy mund të luajnë”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge. “Manchester ka disa atu më të mira. Ne kemi një shans të vogël dhe duam të përpiqemi të shfrytëzojmë ate”, tha kryesuesi i Bayernit, dhe perfundoi:” Unë kam besim në ekipin tonë.”
Pas fitores 2-1 e ndeshjen e parë, për Bayernin një barazim do të ishte i mjaftueshëm në Old Trafford për të arritur raundin e ardhshëm në Liga e Kampionëve.
Bayern me Robben - Manchester pa Rooney!
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i ka hedhur poshte te gjitha spekulimet se Rooney do te mund te luaj shumë shpejt:” Nuk ka asnjë gjasë që ai të mund të luaj” ka thënë Ferguson të marten në një konferncë për shtyp.
E.EJUPI

Comments are closed.