Home » Atletikë, Lajm i fundit » Rogana per herë te trete radhazi fituese e Kupes se Republikes se Kosoves

 

Organizuar nga Federata  Atletike e Kosovës dhe mbështetur nga Klubi i Atletikës Trepça, në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, janë mbatjur garat garat për Kupën e Republikës së Kosovës për vitin 2010. Në këtë garë kanë marrë pjesë atletët më të dalluar të Kosovës për të gjitha moshat.

Në konkurrencën e seniorëve për herë të tretë radhazi, fitues të Kupës së Republikës së Kosovës kanë dalë përfaqësuesit e Klubit të atletikës “Rogana” të cilët binmdshëm ishin fitues të këtij trpfeu të çmueshëm me 175 pikë, para Junikut dhe Rugovës që u klasifikuan në pozitat dy e tre.

Seniorët:

1.Klubi i Atletikës “Rogana” 175 pikë

 2.Klubi i Atletikës” Juniku” 95

 3.Klubi i Atletikës “Rugova” 65

 

E veçanta e kësaj gare është se Klubi i atletikës “Rogana” dominoi edhe në 4 stafeta, të femrave dhe të meshkujve(4x100m dhe 4x400m). Në garat e Kupes është vështirë të arrihet ndonjë rezultat i mirë, por në saje të performances së mirë që kishin atletët e ketij klubi, Musa Hajdari,Armend Latifi,Astrit Kryeziu dhe Suad Kryeziu, arriten që ne garen përmbyllëse të Kupës së Republikës së Kosovës në disiplinën 4x400m  të dalin me rekord të ri me 3′.26″.29 minuta, më parë rekordi në këtë disiplinë ishte 3′.30″ minuta.Ky rezultat është per 2 sekonda më i mirë edhe se stafeta 4x400m e Kampionit të Shqiperisë  të arritur nga anëtarët e Klubit të Atletikës  të Vllaznisë së Shkodrës në Kampionatin Kombëtar të mbajtur ditë më parë përkatësisht më11-12 qershor 2010 në Stadiumin Qemal Stafa në Tiranë. Pos atletëve meritë për këtë suksese ka edhe trajneri i tyre Zijadin Kryeziu i cili prore nuk kursen mund dhe djersë për arritjet më të larta të këtij klubi si në garat vendore ashtu edhe në ato kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në konkurrencën e juniorëve dhe të pionierëve, fitues i Kupës së Republikës së Kosovës kanë dalë përfaqësuesit e Llapit të cilët dale ngadalë po e kthejnë naming e atletikës që kishte ky ekip në kohërat e mëhershme.

Kupa e Kosovës për Juniorë

1.LLAPI                    163 pikë

2.TREPÇA               118

3.ENVERNELLE      83 

Kupa e Kosovës për pionierë 

1.LLAPI                    241

2.FUSHË KOSOVA106

3.ROGANA               58

Gani Kosumi

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.