Roma i ka propozuar Bayrnit të Munihut biznesin e ndërrimit të lojtarëve. Skuadra nga Seria A italiane, i ka propozuar bundesligistit Bayrn Munih që ata ta ndalin për kohë me te gjate të huazuarin e tyre, Luca Toni, e për te, Bayernit t’i jap sulmuesin malazez, Mirko Vuçiniç. Kështu raporton të premten, gazeta sportive italiane “Corriere dello Sport” .
Roma dëshiron që menjëherë pas festës së pashkëve, të nisë bisedimet me Bayernin dhe Luca Toni-t t’i ofroj një kontratë mbi tri vite. Futbollisti 32 vjeçar është te Roma që nga janari i këtij viti dhe duket se është ambientuar mirë pasi deri me tani ka shënuar 5 gola në fanelen e tij të re. Toni:”Unë jam mirëpritur ne mënyre fantastike këtu në Romë. Jam i sigurt se ne me ketë ekip mund te arrijmë shumë më shumë.
Në Serie A , Roma është inkuadruar në luftë direkte për titull kampioni. Është vetëm një pikë dallim që e len Romën pas kryesuesit të tabelës-Interit.
E.EJUPI

Comments are closed.