Home » Futboll int., Kampionalti Italian, Lajm i fundit » Roma transferon Adrianon

Adriano kthehet përsëri në Serie A të Italisë. Braziliani është transferuar nga Flamengo e Rio de Janieros te nën kampioni i Italisë, skuadra AS Roma. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontrate tre vjeçare.

 

Skuadra nën kampione e Italisë, Roma ka zënë një peshk të madh në kohën e transferimeve të futbollistëve. Romakët kanë kryer edhe zyrtarisht të mërkurën transferimin e brazilianit Adriano. Sulmuesi 28 vjeçar nga Brazili, i cili në kontrollin mjekësore ka peshuar 102 kg, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Romën dhe atje ai do të fitoj pesë milion euro bruto në vit, plus premiat shtesë. Kështu ka raportuar të mërkurën, gazeta e përditshme italiane “Gazzetta dello Sport”.

Adriano, që së fundi ka luajtur për Flamengon e Rio de Janiero, duhet të punoj shumë që të përgatitet për fillimin e sezonit me skuadrën romake. Braziliani ka 20 kilogramë më shumë se sa pesha e tij ideale. Adriano është transferuar te Roma si zëvendësues i futbollistit të huazuar nga Bayerni, Luca Toni, i cili është transferuar te Gjenova. Adriano u është i njohur dashamireve të futbollit në Itali. Ai më parë kishte luajtur disa sezona te kampioni aktual i Italisë, skuadra Inter, prej ku kishte kaluar te Flamengo në shtetin e tij të lindjes.

E. E.

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.