Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Rooney iu pergjigjet kritikeve: Me Gjermanine do te jem ai i moçmi

Rooney1 300x195 Rooney iu pergjigjet kritikeve: Me Gjermanine do te jem ai i moçmiPjesën më të madhe të sezonit ka pasur probleme me kyçin e këmbës sulmuesi Wayne Rooney, dhe këto probleme si duket i ka marrë me vete edhe në Afrikën e Jugut në KB.

Në ndeshjen “të jesh apo mos të jesh” për Anglinë, në të cilën e mundën Slloveninë 1:0 dhe u plasuan në tetën e finales, Rooney u zëvendësua në minutën e 72-të, duke luajtur, por edhe pas ndeshjes, është ankuar në dhimbtë që ka pasur në kyç të këmbës.

S’janë këto problemet e vetme që ka Rooney. Gjithsesi ai akoma nuk ka shënuar gol për “albinonët” në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut, dhe sikurse edhe Messi tek Argjentina, kanë që të dy probleme ta fusin topin në rrjetë, por ngushëllim mund të jetë qëllimi i pingulëve nga të dy këta lojtarë që me padurim presin të shënohen në listën e autorëve të golave në Botëror.

Para Rooney-t dhe Anglisë ndodhet dueli i madh, “klasiku i futbollit”, ndeshja kundër Gjermanisë në tetën e finales.

“Unë do të jem i gatshëm për Gjermaninë në të gjitha aspektet. Kyçin harrojeni, s’është e rëndësishme as dhimbtë nëse do t’i ndjej. Jam i gatshëm për vuajtjet më të mëdha, për tundimet e mundshme, dhe qëllimi kryesor i gjithë ekipit në këtë duel do të jetë fitorja”, ka përfunduar Rooney, që akoma assesi ta gjej vetën në fushat e gjelbra të Afrikës së Jugut.

Avni Durmishi

Comments are closed.