Radio televizioni i Kosovës do të bëjë transmetimin e shumicës se ndeshjeve nga botërori “Afrika e Jugut 2010″. RTK me studio të skenografisë së veçantë, me dy analistë të futbollit në te, dhe me transmetim, live, nga vendi i ngjarjes në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, do të na sjell atmosferën dhe emocionet e botërorit nga Afrika e Jugut në shtëpitë tona.
Prej 11 qershorit e deri me 11 korrik , bota do të sheh e do të flet më së shumti për futbollin. Në Afrikën e Jugut, mbahet evenimenti më i madh dhe më i rëndësishëm i futbollit, Kampionati Botëror, që është i 19-ti me radhë, e në të cilin marrin pjesë 32 shtete.
Rreth përgatitjeve të televizionit publik të Kosovës(RTK), për ta përcjellur këtë ngjarje të madhe sportive, kemi zhvilluar një bisedë, ekskluzivisht për albaspox.com, me redaktorin e redaksisë së sportit në RTK, Blerim Vuniqi.
Fillimisht Blerim Vuniçi na tha:”RTK do të përgatisë emisione që do tu paraprijnë të gjitha ndeshjeve që transmetohen gjatë kampionatit botëror, që gjithsej do të jenë 64. Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve nuk mund të transmetohet të gjitha, sepse ato zhvillohen në të njëjtën kohë. RTK do të zgjedhë cila nga ato lojë është e rëndësishme për tu transmetuar dhe në cilat nga to vendoset se kush do të shkoj më tutje në pjesën tjetër të kampionatit.”
Në pyetjen tonë se kush do të komentoj ndeshjet, redaktori Vuniqi tha: ”ndeshjet do të komentohen nga dy komentatorët e RTK-së, Arben Berisha dhe Skyfter Blakaj” . Ndërsa moderator i emisioneve në studio, me analistë të futbollit, do të jetë vet Blerim Vuniqi.
Malsor Gjonbalaj e Afrim Toverlani, analistë të botërorit në RTK
Redaktori i sportit në RTK- Blerim Vuniqi na njoftoj se para secilës ndeshje që do të transmetohet në televizionin tonë publik, do të ketë bisedë me mysafirë në studio. Vuniçi:”Për të analizuar ndeshjet e botërorit që transmetohen nga RTK, në studio do të jenë dy njohës të futbollit, Malsor Gjonbalaj-futbollist dhe trajneri kosovar, Afrim Toverlani.”
Ndërsa siç na tha, Vuniqi , “here pas here do të këtë edhe mysafire të tjerë analistë, varësisht prej kundërshtareve të ndeshjeve”. Vuniqi nuk e përjashtoj mundësinë që mysafir në studio të jenë edhe ndonjë nga ambasadoret e shteteve të ndryshme nga Bota që janë me mision në Kosovë.
Gjatë botërorit, RTK me lojë shpërblyese-Premia Golf 6
Në bisedë për albaspox.com, Blerim Vuniçi, redaktor i sportit në RTK, na njoftoj se gjatë kampionatit botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010″, RTK do të organizoj edhe një lojë shpërblyese, premia e të cilit do të jetë – Golf 6. Gjithashtu Vuniqi tha se sponsor të kësaj loje do të jenë, “Porsche Kosova” , “Raiffeisen Lizing”, dhe “Dukagjini”.
Në dy gjysmëfinalet dhe në finale, RTK live nga Afrika e Jugut
Blerim Vuniçi konfirmoj për albaspox.com, se dy ndeshjet gjysmëfinale dhe ndeshjen finale të botërorit që zhvillohet me 11 korrik , RTK do t’i transmetoj drejtpërsëdrejti me komentatorët e vet nga vendi i ngjarjes. Në Afrikën e Jugut do të udhëtojnë Arben Berisha dhe Blerim Vuniqi.
Studio me skenografi të veçantë
Sipas informacioneve që na i dha redaktori i redaksisë se sportit në RTK, ky medium publik ka përgatitur një skenografi të veçantë që do të shërbej gjatë kampionatit botërorë “Afrika e Jugut 2010″. Skenografia, Vuniqi na tha se, është e përgatitur nga skenografja e re, Shqipe Kamberi-Kastrati.
Që nga sot , 11 qershori, e deri me 11 korrik, kur zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Botës, ambientet tona do të jenë me atmosferën e futbollit, ndeshjet, golat, skenat dhe prapaskenat e futbollit, që nga Afrika e Jugut, në Kosove do t’i sjell Radio Televizioni i Kosovës-RTK.
E. EJUPI


Comments are closed.