Me ndeshjen Bayer Leverkuzen –Schalke lufta për titullin e kampionit në bundesliga po hynë në fazen e vet të nxehtë. Edhe shtatë javë janë akoma për tu zhvilluar, duke përfshirë edhe javen e ardhëshme.Në bundesligen gjermane janë edhe tri duele direkte të kandidatëve për titull mes veti.
Tension i lartë është i garantuar , por jo vetëm në bundesliga.
Në të gjitha top ligat e Evropës është duke u zhvilluar luftë akoma e paçartë dhe shumë e ngushtë si asnjëherë më parë. Në asnjeren prej ligave nuk ka skuadër që ka siguruar plasmanin si e para në tabelë. Në “La liga” spanjolle nxitojnë Real Madrid dhe Barcelona nga fitorja në fitore dhe në hap të njejtë janë duke konkuruar për poziten e parë.
Në Angli i pari ka vetëm një pikë epërsi nga i dyti, ndërsa i dyti gjithashtu vetëm një pikë më shumë se i treti në tabelë, ndërsa në Francë tash është ndezur në ngritje skuadra e Bordos.
Në vazhdim pesë ligat më të forta me skuadrat që konkurojnë për titull dhe që janë në luftë për ekzistencë:
Në Primera Division, Spanjë : 1. Real Madrid 71, pikë, 2 Bacelona 71 , 3. Valencia 53 …..17. Saragossa 26 pikë, 18. Teneriffa 24, 19.Real Valladolid 24, 20.Xerez 19.
Në Premier League, Angli: 1.Manchester United 69 pikë, 2.Chelsea 68, 3. Arsenal 67,…..17.West Ham 27 pikë, 18.Burnli 24, 19.Hull 24, 20 Portsmouth 22.
Në Serie A, Itali : 1. Inter 63 pikë, 2.AC Milano 59, 3. Roma 59,…..17, Udineze 32, 18.Atalanta 28, 19.Siena 25, 20. Livorno 24.
Në Bundesliga gjermane: 1. Bayern Munih 56 pikë, 2.Schalke 55, 3.Bayer Leverkuzen 53, ……14.Bochum 27 pikë, 15.Nurnberg 25, 16.Hannover 23, 17.Freiburg 23, 18.Hertha 18.
Në Ligue 1 të Francës: 1. Bordo 56 pikë,2. Montpellier 56, 3. Auxerre 55, …..17.St.Etiene 29 pikë, 18.Boulogne 23, 19.Le Mans 21, 20.Grenoble foot 15.
Pra, shihet se secila ng aketo liga te zgjedhuara ka situate te tendosur si per titull ashtu edh eper ekzistencë, por javët që vijnë sigurisht se do të sqarojnë më shumë pozicionet e këtyre skuadrave.
E.EJUPI.



Comments are closed.