Home » Liga e Pare Junioret, Shah » Shah-Kampionati ekipor i Kosovës, Expiku merr kryesimin, Prishtina pëson humbjen e parë

 

Të shtunën, në Prishtina janë zhvillua dy xhiro, ajo e 4-të dhe e 5-të e Kampionatit ekipor të Kosovës në shah. Llamkosi i ka shkaktuar humbje të thellë skuadrës kampione Prishtinës duke mundur me rezultat 5:1, kurse Expiku i Prishtinës me një fitore kundër Llamkosit dhe një barazim kundër Minatorit, tashti kryeson në renditje me 8 pikë sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë. Në këto dy xhiro sukses të plotë pati Therranda duke shënuar dy fitore kundër Istugut dhe Drejtësisë dhe sado pak ka përmirësuar pozitën në renditje me gjasë reale që të ruaj statuesin e super ligës së Kosovës. Në anën tjetër, Drejtësia është ekipi i vetëm paq pikë, por në pozitë të vështirë në atë të parafundit gjendet edhe Istogu me vetëm 2 pikë dhe këto ekipe mbeten më të rrezikuarat për tu larguar nga elita e shahut kosovarë.

E shtunë/ ora 10,00/,  xhiroja e 4-të:
Prishtina-Llamkosi 1:5
Expik-Minatori 3:3
 Istogu-Therranda 2:4 
Drejtësia-Shqiponja 2,5:3,5

 

E shtunë/ ora 17,00/,  xhiroja e 4-të:
Llamkosi-Epik 2,5:3,5
Shqipon ja-Prishtina 2:4
 Minatori-Istogu 3,5:2,5
Therranda-Drejtësia 4,5:1,5

 

Tabela pas xhiros së 5-të

1 Expik                 8   /20,0/  
2 Prishtina     8     /18,5/
3 Minatori 7        /17,5/
4 Shqiponja 7    /16,0/
5 Llamkosi   4       /15,5/
6 Therranda              /13,0/  
7  Istogu     2 /12,0/  
8 Drejtësia                   0    /9,0/  

Takimet po i drejtojnë gjyqtarët: Burhan Misini, Salih Gërguri dhe Vehbi Mujku. 

Dy xhirotë e fundit, zhvillohen të dielën, më 9 maj:

Xhiroja e 6-të, fillon në orën 10,00, takohen:

Prishtina-Expik

Istogu-Llamkosi

Drejtësia-Minatori

Shqiponja-Therranda

Ndërkaq në orën 17,00, luhet xhiroja e 7-te/e fundit/:

Therranda-Prishtina

Minatori-Shqiponja

Llamkosi-Drejtësia

Expik-Istogu

Gani KOSUMI

Comments Closed

Comments are closed.