Home » Lajm i fundit, Shah » Shah-Kampionati ekipor i Kosovës, fitore bindëse të Prishtinës, Minatorit dhe Expikut

 

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Restorantit Glass House “Te Rrethi” në Prishtinë, ka filluar Kampionati ekipor i Super Ligës së Kosovës në shah. Ekipet mëtuese që luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës kanë startua me fitore bindëse ndaj kundërshtarëve. Fitoren më të thellë në xhiron e parë e ka shënuar Expik nga Prishtina duke mundur rivalin vendor Drejtësinë me rezultat të thellë 5,5:0,5. Vetëm Daut Tahiri ka remizua me Feim Qorollin, kurse shahitët e tjerë të Expikut kanë shënuar fitore. Kampioni aktual, Prishtina ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut 4,5:1,5. Përparim Makolli, remizoi me Abedin Idrizajn, kurse për istogun fitoren e vetme e shënoi Fatmir Haskaj që mundi Kasim Vebiqin. Në takimet e tjera, shahistët e Prishtinës shënuan fitore.

Edhe Minatori i Mitrovicës furishëm  e ka fillua këtë kampionat. Ata mundën Therrandën 4,5:1,5. Vetëm një takim përfundoi pa fitues ai ndërmjet Pinterit dhe Genovit, kurse fitoren e vetme për Therandën e ka shënuar Ilirijan Jupa që ka mposhtur Mahmut Xheladinin.

Dhe së fundi Shqiponja e Bletajës ka shënuar fitore të ngushtë kundër Llamkosit 3,5:2,5.

Xhiroja e parë:

Istogu-Prishtina 1,5:4,5

 

Muhamet Blakaj-Bogdan Podlesnik        0:1

Abedin Idrizaj-Përparim Makolli             remi

Fatmir Hasku-Kasem Vebiq           1:0

Shyqeri Gashi-Bedri Sadiku            0:1

Bekim Ermeni-Bajram Bujupi                 0:1

Reshat Neziraj-Enver Berisha                  0:1

 

Llamkosi-Shqiponja            2,5:3,5

 

Vlladimir Georgiev-Krasimir Rusev       remi

Bashkim Bahtjari-Faruk Hoxha               0:1

Naim Sahitaj-Mujë Ferati                         1:0

Sabri Halili-Osman Koka                         1:0

Bekim Zabërgja-Safet Trepça                   0:1

Brahim Morina-Xhevat Suhogërlla          0:1

Minatori-Therranda            4:5:0,5

 

Jozef Pinter-Petar Genov                          remi

Avni Ermeni-Valmir Bardhi           1:0

Mahmut Xheladini-Ilirjan Jupa                0:1

Afrim Fejzullahu-Sedat basha                           1:0

Jashar Klisurica- Avdyl Elsjani                1:0

Vahedin Haxhimehmeti-Nustret Aliaj     1:0   

 

Expik-Drejtësia           5,5:0,5

 

Aleksandër Delçev-                                   1:0/pa lojë/

Astrit Zymberi-Ardian Jashari                  1:0

Ramadan Ajavazi-Ajet Mahmuti              1:0

Armend Budima-Hamzë Bimbashi 1:0

Gani Hamiti-Qemajl Qorolli          1:0

Daut Tahiri-Feim Qorolli                         remi

Sot/e enjte/ në orën 17,00, takohen:

Llamkosi-Therranda

Prishtina-Minatori

Expik-Shqiponja

Istogu-Drejtësia

 Takimet po i drejtojnë gjyqtarët: Burhan Misini, Salih Gërguri dhe Vehbi Mujku. 

Gani KOSUMI

Comments Closed

Comments are closed.