Home » Lajm i fundit, Sporti në Maqedoni, Sporti në rajon » Shaqir Rexhepi dy vite kontrate ne Samsunspor

“Në realizimin e këtij transferimi më ka ndihmuar menaxheri turk Aydin Yilldiz dhe për këtë e falënderoj shumë. Para se të arrijë marrëveshje ne Samsunspor, kam pasur oferta nga disa ekipe të ligës së dytë nga Zvicra dhe Austria, mirëpo kushtet e ofruara nga turqit kanë bërë që të pranoj këtë të fundit”, tha tetovari

Avdyl SALIHU/SHKUP

Futbollisti nga Tetova, Shaqir Rexhepi, ka arritur marrëveshje dy vjeçare me ekipin turk, Samsunspor. Mirëpo, mbrojtësi për këtë skuadër do të mund të paraqitet vetëm pas afatit dimëror, pasi ky klub momentalisht ka tre futbollist të huaj, e sipas rregullave të Federatës së futbollit turk është e lejuar të luajnë vetëm dy. Kështu, drejtuesit e skuadrës së Samsunsporit, vendosen që tetovarin ta dërgojnë në huazim te ekipi Zonguldaspor, ku paraqitet edhe vëllai i tij Xhengiz Rexhepi. Lajmin për këtë transferim e zbuloi vet Shaqiri, i cili u shpreh shumë i kënaqur që më në fund gjeti ekip ku do mund ti dëshmoj kualitete e tij. “Në realizimin e këtij transferimi më ka ndihmuar menaxheri turk Aydin Yilldiz dhe për këtë e falënderoj shumë. Para se të arrijë marrëveshje në Samsunspor, kam pasur oferta nga disa ekipe të ligës së dytë nga Zvicra dhe Austria, mirëpo kushtet e ofruara nga turqit kanë bërë që të pranoj këtë të fundit. Gjashtë muaj do të paraqitem te ekipi ku luan vëllai im, Xhengiz Rexhepi, pasi ekipi ku arrita marrëveshje ka tre futbollistë të huaj, kështu që njëri prej tyre i kalon kontrata në dimër dhe e plotësoj unë këtë vend. Për këtë vendim të kryesisë nuk u shpreh i kënaqur trajneri Huseyin Kalpar, pasi ai kishte një kohë që kishte përcëllua lojërat e mija, ndërkohë që kishte punuar me futbollist nga Maqedonia si Goce Sedlovski dhe  Goran Maznov”, tha Rexhepi. Ai shton se, edhe pse nuk do të vesh fanellën e Samsunsporit deri në dimër, prapë se prapë është i kënaqur që do të paraqitet më një ekip me vëllanë e tij. “Të them të drejtën më është plotësuar ëndrra që së bashku më vëllanë tim të luajmë me një ekip. Ai do të më ndihmoj edhe në adaptimin në mjedisin e ri, kështu që kur të paraqitem për ekipin e Samsunsporit, do të jem i mësuar me jetën e re që më pret në Turqi”, deklaroi Shaqir Rexhepi. Ndryshe, ekipi i Samsunsporit luan në ligën e dytë të Turqisë dhe sivjet ata kanë përfunduar në pozitën e 10-të. Për stinorin e ri, klubi premton se do të përfundojnë në pjesën e lartë të tabelës. Shaqir Rexhepi së fundmi është paraqitur për ekipin kosovar, Vëllaznimi nga Gjakova. Më par ai ka luajtur edhe për Shkëndijën, Renovën dhe Slloboda nga Tuzlla.

Comments Closed

Comments are closed.