Në poligonin e shenjëtarisë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të shtunën është mbajtur Kupa “Nebih Ahmeti” në shenjëtari. Kjo garë është mbajtur me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së shënjtarit të dalluar Nebih Ahmeti, i cili për tridhjetë vjet ishte anëtari më i suksesshëm i përbërjes së Kosovës.Garat u zhvilluan në programin ndërkombëtarë në qitje me pushkë dhe pistoletë ajrore standarde për meshkuj dhe femra. Në këtë garë morën pjesë shenjëtarët nga klubet Dardania /Prishtinë/, Drenica /Skenderaj/, Besim Mala/Drenas/, Katana /Kastriot/, Germia /Prishtinë/, Zenel Hajdini/Prishtinë/, Polici /Prishtinë/ dhe Jeton Rama Viti. Kështu Agron Mala nga Drenasi, doli i pari në qitje me pushkë me 544 rrathë, duke lënë pas për vetëm një pikë rivalin e tij, kampioni i shumëfishtë të Kosovës Drilon Ibrahimi nga Vitia me gjithsej 544 rrathë. Njeherit në qitje me pistolete Safet Vehapi nga Prishtina grumbulloi 533 rrathë duke lënë pas për shtatë pike rivalin Arsim Shaqiri nga Klubi Katana nga Kastrioti me 526 pikë të grumbulluara. Ndërsa në konkurrencën e femrave në disiplinën në qitje me pushkë vendi i parë i takojë Lendita Qerimi nga klubi Drenica nga Skenderaj me gjithsej 354 rrathë, kurse në disiplinën me pistoletë Lumturie Rama e klubit “Jeton Rama” nga Vitia me gjithsej 346 rrathë. Tri vendet e para u stolisen me mirënjohje dhe medalje, si dhe me shuma modeste në të holla. Kurse për rezultatet më të mira të arritura në këtë garë, Kupa “Nebih Ahmeti” i takoi Klubit më të suksesshëm “Jeton Rama” nga Vitia. Kjo garë u mbajtë nën organizimin e FSHSK-së në bashkëpunim me Dardania-Prishtinë
Rezultatet:
Pushke Ajrore 10 m Meshkujt:
1. Agron Mala KSH “Besim Mala – Murrizi” nga Drenasi me gjithsej 544 rrathë
2. Drilon Ibrahimi, KSH “Jeton Rama” nga Vitia me gjithsejtë 543 rrathë
3. Gezim Hazrolli KSH “Katana” nga Obiliq me gjithsej 542 rrathë
Pistolete Ajrore 10 m Meshkujt:
1. Safet Vehapi KSH “Zenel Hajdini” nga Prishtina me gjithsej 533 rrathë
2. Arsim Shaqiri KSH “Katana” nga Kastrioti me gjithsej 526 rrathë
3. Tahir Citaku KSH “Drenica” nga Skenderaj me gjithsej 524 rrathë
Pushke Ajrore 10 m Femrat:
1. Lendita Qerimi KSH “Drenica” nga Skenderaj me gjithsej 354 rrathë
2. Urata Rama KSH :”Jeton Rama” nga Vitia me gjithsej 350 rrathë
3. Labinota Rama KSH “Jeton Rama” nga Vitia me gjithsej 316 rrathë
Pistolete Ajrore 10 m Femrat:
1. Lumturie Rama KSH “Jeton Rama” nga Vitia me gjithsej 346 rrathë
2. Dafina Jashari KSH “Zenel Hajdini” nga Prishtina me gjithsej 320 rrathë
3. Mirlinda Rama KSH “Jeton Rama” nga Vitia me gjithsej 267 rrathë
G.K

Comments are closed.