Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Shkarkohet Dunga, mediet braziliane parashikojne pasardhesin e tij

Carlos Caetano Bledorn Verri, i quajturi Dunga, është shkarkuar nga reprezentacioni i Brazilit.

Federata e futbollit e Brazilit, me procedurë të shpejtë ka vulosur shkarkimin e njeriut i cili për katër vite sa ka udhëhequr Brazilin ka fituar “Copa Amerika”, Kupën e Konfederatave, vendin e parë në kualifikimet për Kampionatin botëror, por keq ka dështuar atje kur për Brazilin është gjëja e vetme e vlefshme –Kampionati botëror.

“CBF” shkurt ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku ka theksuar, se Dunga shkarkohet me komplet shtabin e tij teknik, kurse për përzgjedhësin e ri do të vendoset deri në fund të muajit.

Juninho: Dunga është vetjak negativë

Futbollisti i famshëm i gjuajtjeve nga goditja e dënimit, Juninho, ku pas Lyoni-it karrierën do ta mbyll në Katar, ashpër është zbrazur në Dunga-n, duke e krahasuar me Domeneck-un dhe duke e akuzuar se në përfaqësuese nuk ka sjell vetëm ndikim negativ në lojën braziliane, por edhe energji negative. “E kujtoj si të tillë që nga koha kur kemi luajtur sëbashku: ishte shumë kryelartë dhe shumë i ndjeshëm në kritika, me të s’ke mundur të bisedosh nga egoja e tij”.

E ka akuzuar edhe për përzgjedhjen e gabuar të lojtarëve: “Edhe përzgjedhësi i Brazilit nuk mund t’i lejoj vetës luksin që në Botëror mos ti ftojë lojtarët siç janë Marcelo dhe Ronaldinho”, ka përfunduar Juninho.

Shumë emra për pasardhësin e Dungës

Luis Felipe Scolari, i cili i fundit me Brazilin ka fituar titullin e botës, nuk ka pranuar kandidaturën që sërish të udhëheq Brazilin, për shkak obligimeve në Palmeiras, por ka bërë të ditur se është i lirë nga viti 2012.

Mediet braziliane kanë disa emra, ndërsa si favorit e konsiderojnë trajnerin e Corinthians-it, Mano Menezes, pastaj ish-trajnerin e Milan-it, Leonardo dhe ish-trajnerin e Brazilit dhe të Real Madridit, Wanderley Luxemburgo.

Mediet braziliane përmendin edhe dy emra tjerë. Ricardo Gomes, ish-reprezentuesin dhe qendërmbrojtësin e Brazilit (i cili përshkak lëndimit para Botërorit në SHBA, Dunga kishte marrë traken e Brazilit fitues të Botërorit) i cili ka udhëhequr tetë skuadra braziliane dhe tri evropiane/franceze (PSG, Bordeaux, Monaco). Por, nuk do t’i ndihmojë shumë e dhëna se nuk ia ka dalë që U-23 të Brazilit ta dërgoj në Lojërat Olimpike 2004.

I fundit në radhën e spekulimeve është Muricy Ramalho, trajneri i Fluminense-s, i cili këtë skuadër qoi deri te Kampioni i Brazilit në dy kampionate rresht (’07, ’08), por ishte

I fundit në radhën e spekulimeve është Muricy Ramalho, trajneri i Fluminense-s, i cili këtë skuadër qoi deri te Kampioni i Brazilit në dy kampionate rresht (’07, ’08), por ishte shkarkuar vitin e kaluar. Ka udhëhequr 11 skuadra braziliane, por në 17 vjetët e fundit ka “shëtitur” edhe ndërmjet Kinës e Meksikës.

Përfundimisht, spekulimi më intrigues është me trajnerin e lartë cekur, Mano Menezes, i cili ka vetëm dy referenca, edhe atë dy “tituj” të Ligës së dytë braziliane me Gremio-n dhe Corinthians-in. Ai do ta merrte Brazilin për dy vite, deri më 2012, kur do të vinte Scolari pas skadimit të kontratës me Palmeiras-in.

A. Durmishi

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.