Reprezentacioni kombëtar i Shqipërisë ka befasuar për të mirë. Sonte djelmoshat e Kombëtares “kuq e zi” kanë arritur që të shenojnë fitore, në udhëtim, kundër kombëtares së Malit të Zi, me rezultat 0:1. Vendimtare në ketë takim, ishte eurogoli i Salihit në minuten 79.
Ndeshja ka qenë e karakterit miqësor dhe u zhvillua në stadiumin “Pod Goricom” në kryeqytetin malazias, Podgoricë . Kombëtarja shqiptare ka treguar një performancë mbresëlënëse me lojë kompakte në mbrojtje, të prirë nga Lorik Cana, i cili paralizoj sulmuesin më të mirë malazez, anetarin e Romës, Mirko Vuçiniç.
Ndërsa Shqipëria arriti që të krijoj disa raste. Kur rezultati ishte akoma 0:0, rastin më të mirë për shenim të golit e pati, Agolli, kur me një gjuajtje, diku nga kendi i 16-shit, goditi transverzalen e portës vendase.
Ky rast i parapriut golit të avantazhit për Shqipërinë. Zhvillohej minuta e 79 e takimit , kur pas një kundërsulmi të Shqipërisë, pason një krosim nga e djathta para zonës, topi i dëbuar nga një mbrojtës i Malit të Zi, vjen deri te Salihi, i cili i bënë dy tre hapa me top dhe me një gjuajtje, sa të rrëmbyeshme, po aq edhe të sakt, nga 20 metra, pozitë ballore, godet këndin e majtë të epermë të portës së portierit të Malit të Zi 0:1.
Kësaj fitorje iu gëzuan reprezentuesit e Shqipërisë në fushë, por edhe disa qindra simpatizues shqiptarë, që ishin vendosur në tribunat e stadiumit të qytetit në Podgoricë, në përkrahje të futbollistëve të tyre të adhuruar.
Për reprezentacionin e Malit të Zi, në 20 minutat e fundit të takimit, në lojë kundër kombëtares së tij të zemrës, u inkuadrua edhe futbollisti shqiptar nga Kosova, Fatos Beçiraj, i cili me sukses të madh po luan në skuadren Buduçnost të Podgoricës.
MALI I ZI – SHQIPËRI 0:1 (0:0)
0:1 Salihi (79’)
E. E.

Comments are closed.