Home » Kombëtarja, Kombëtarja-Shqipëri, Lajm i fundit » Shqipëria nga vazo e katërtë për shortin e grupeve për Botërorin 2014

Shqipëria nga vazo e katërtë për shortin e grupeve për Botërorin 2014

1143755 FULL LND 300x162 Shqipëria nga vazo e katërtë për shortin e grupeve për Botërorin 2014Këtë të shtunë , 30.07.2011, në Rio de Janeiro të Brazilit hedhet shorti për grupet kualifikuese për Kampionatin Botëror të futbollit “Brazili 2014”. Shqipëria do të gjendet në vazon e katërtë. Në mesin e 203 shteteve që do të garojnë për kualifikim në raundin final të Kupës së Botës për vitin 2014 nuk do të jetë vendi i ynë Kosova.

Ditën e shtunë në ora 20:00 sipas kohës së Evropës së Mesme do të dihen grupet kualifikuese për pjesëmarrje në Kampionatin Botërorë të futbollit “Brazili 2014”.

Shqipëria në këtë rast ka pozitë favorizuese në krahasim me historikun e saj në hedhjen e shorteve. Kombëtarja “kuq e zi” për herë të parë do të jetë në vazon e katërtë . Këtë ja mundëson pozita e saj numër 32 në radhitjen e kombëtareve në Evropë. Kjo për Shqipërinë do të thot se në grup do t’i ketë edhe dy kombëtare me radhitje më të dobët.

Fifa world cup 2014 brazil 240x300 Shqipëria nga vazo e katërtë për shortin e grupeve për Botërorin 2014

Shqipëria pra gjendet në vazon numër 4,  që për te do të thot favorizuese. Merret vesh se delegacioni shqiptar i prirë nga Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit Armando Duka tashmë janë nisur për në Brazil për të marr pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për grupet kulifikuese në të cilat do të dihen kundërshtarët e Shqipërisë, e pastaj edhe analizat e para për gjasat që do t’i ketë kombëtarja “kuq e zi” me në fund të siguroj kualifikimin historik për një Kampionat Botëror.

Pjesëmarrjen në garat kualifikuese e kanë paralajmeruar 203 kombëtare. Brazili si nikoqir është i kualifikuar direkt, kështuqë nuk është pjesë e grupeve kualifikuese, ndërsa kombëtaret si Bhutani, Guami, Mauritania dhe Brunei nuk kanë aplikuar fare për garat kualifikuese.

Vendit tonë Kosovës edhe më tutje i mohohet kjo e drejtë për gara ndërkombëtare. Kosova pret akoma lejen e FIFA-së që të jetë pjesë me të drejta të barabarta në këtë event botëror.

E.Ejupi