Home » Futboll int., Kombëtarja, Kombëtarja-Shqipëri, Lajm i fundit » Shqiperia perparon 8 vende ne ranglisten e FIFA-se

kombetarja21 300x167 Shqiperia perparon 8 vende ne ranglisten e FIFA seDy fitoret e fundit kanë bërë që Shqipëria tani të jetë e 71 në ranglistën e FIFA-së. Në këtë radhitje, e para është Spanja, para Holandës e Brazilit. Gjermania është e katërta.

 

Rezultatet e ndeshjeve të Botërorit , si dhe ndeshjeve tjera ndërkombëtare kanë bërë që disa kombëtare të ndërrojnë pozitat e tyre në ranglistën e përgjithshme të Fifa-së, të bërë në muajin korrik. Spanja ,si kampion Bote, tashmë i prinë kësaj rangliste, para nën kampionit Holandës dhe Brazilit që tash është i treti.

Forma e mirë e treguar me rezultatet e arritura kanë bërë që Gjermania tani të jetë e katërta në radhitjen e Fifa-së dhe kështu ka përmirësuar plasmanin e saj për dy pozita.

Një përparim të madh në ketë ranglistë ka bërë kombëtarja e Uruguait, që tani gjendet menjëherë pas Argjentinës, në pozitën e gjashtë. Në top dhjetëshe ka hyrë edhe Kili, si i dhjeti, që do të thotë për te, një avancim për 8 vende.

Ndërsa rënie ka pësuar Italia, që tani pozicionohet e 11 si dhe Franca e 21 –ta.

Shqipëria për tetë vende më lartë

Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë një përparim të dukshëm, për 8 vende në radhitjen e fundit të Fifa-së. Dy fitoret e fundit , ajo kundër Malit te Zi (0:1) në Podgoricë, dhe tjetra 1:0 kundër Andorës, në Tiranë, kanë bërë që kombëtarja Shqiptare tani të ngjitet për 8 vende më lartë në tabelë. Shqipëria klasifikohet e 71 me 455 pikë.

 FIFA1 300x173 Shqiperia perparon 8 vende ne ranglisten e FIFA se

Pozita Kombëtarja Pikë
1. Spanja 1883
2. Holanda 1659
3. Brazili 1536
4. Gjermania 1464
5. Argjentina 1289
6. Uruguai 1152
7. Anglia 1125
8. Portugalia 1062
9. Egjipti 1053
10. Kili 988
 …  …
71. Shqipëria 455

 

E.E.

Comments are closed.