Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Skandal: lideri i partisë Lidhja Veriore ka thënë se ka bërë shaka kur ka thënë se Italia do ta blejë ndeshjen me Sllovakinë

Bossi 279x300 Skandal: lideri i partisë Lidhja Veriore ka thënë se ka bërë shaka kur ka thënë se Italia do ta blejë ndeshjen me SllovakinëPolitikani dhe lideri i partisë Liga Veriore, Umberto Bossi, ka kërkuar falje në deklaratën e dhënë dje e cila ka tronditur ishullin apenin, por kjo deklaratë zgjoi jehonë edhe jashtë Italisë.

Bossi, në fakt, pas pyetjes së gazetarëve se a do ta kaloj grupin Italia dhe ta fitoj ndeshjen e fundit me Sllovakinë, u përgjigj se sidoqoftë “edhe ashtu do ta blejnë ndeshjen me Sllovakinë”.

“Të jeni të sigurt se në edicionin e ardhshëm, dy apo tre lojtarë sllovakë do të luajnë në Ligën e Italisë”, ka shpjeguar politikani italian.

Pas shumë dënimeve të kësaj deklarate, Bossi sot ka vendosur që ta ndryshoj qëndrimin në përgjigjën e dhënë dje.

“I kërkoj falje ekipit kombëtar”, tha Bossi,, i cili shtoi se ajo ishte vetëm një shaka

Italianët në dy ndeshjet e para të grupit F kanë luajtur vetëm baras me Paraguain dhe Zelandën e Re dhe iu duhet fitorja ndaj Sllovakisë në ndeshjet e fundit për ta kaluar raundin dhe të kualifikohen për fazën e dytë të garave.

A. Durmishi

Comments are closed.