Home » Europa League, Futboll int., Lajm i fundit » Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Euro Ligës

el 1 Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Euro LigësHamburgu dëshiron që me një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë çerekfinale të Euro League kundër Standard Liezh të bëjë një hap të rëndësishëm për dalje nga kriza, dhe drejt finales në shtëpinë e vet.

Wolfsburgu udhëton në Londër te Fulham me shqetësime për mungesën e lojtarëve kyq. Liverpool luan në Lisbonë kundër Benficës, ndërsa Valencia pret Atletico Madrid.

 

Hamburgu e dëshiron finalen, por…?

 

Ekipi i përçarë, trajneri Labadia nën presion, mungesa e rezultateve, janë tema që nuk lënë të flitet për suksese sportive te Hamburg SV. Por meqenëse finalja e EuroHSV Arena 1 300x214 Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Euro Ligës Ligës luhet me 12 maj në stadiumin e tyre HSV Arena(foto 1), Hamburgu donë te harroj disfatën e turpshme në fundjave kundër Borussia M’gladbach, dhe me moton “Përmes Evropës dalim nga kriza” i qaset ndeshjes se sotme(21:05 h) kundër skuadrës tjetër belge(pas Anderlechtit) Standard Liezh.
Raportohet se në një pllakat të madh në qytetin e Hamburgut afër stadiumit HSV-Arena është shkruar: “Një qytet, një finale, një qëllim,” . Ky është synimi i krejt tifozëve te Hamburgut, te cilët se fundi janë të zhgënjyer me trajnerin Bruno Labadia, dhe disa prej tyre kërkojnë edhe shkarkimin e tij për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, por Bosi i klubit HSV Bernd Hoffman ka deklaruar:”Fakti është që ne absolutisht duan të punojnë me Labbadia,” 

Wolfsburgu me mungesë të sulmuesve standardedin Xheko Wolfsburg 300x224 Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Euro Ligës

Skuadra tjetër gjermane në ketë garë, Wolfsburg, udhëton për ne Londër ne takim kundër Fulhamit vendas me shqetësime për shkak se është diskutabile aktivizimi i futbollisteve më të mirë të sulmit Edin Xheko dhe Grafitte.

Sulmuesi i shquar, bosnjaku, Edin Xheko (foto 2)është lënduar lehtë gjatë seancës së fundit stërvitëse dhe aktivizimi i tij është diskutabil. Ketë e konfirmon edhe trajneri Kostner: ”Do të ishte tragjike nëse Edini nuk do të jetë i gatshëm për tu aktivizuar”.

Ndërsa braziliani Graffite edhe pse është i ftohur ai megjithatë ka shtrënguar dhëmbët dhe ka deklaruar: “Unë mund të luaj”. Trajneri Kostner ka planifikuar se në mungesë të njërit nga këta dy sulmues ta aktivizoj nigerianin Obafemi Martins i cili e njeh shumë mirë ligen angleze sepse për tri vite ka luajtur për skuadrën Newcastle United. Ai përkujton se Fulham:”është skuadër e papërshtatshme sidomos kur luan para publikut të vet”.

Takimet tjera

Interesant do të duhej të jenë edhe takimet Benfica kundër pretendentit kryesor të kësaj gare Liverpool, si dhe takimi i dy skuadrave spanjolle; Valencia –Atletico Madrid.

Të gjitha takimet zhvillohen me 01.04.2010 dhe fillojnë nga ora 21:05uefa euroleague 1531 Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Euro Ligës

FULHAM    –  WOLFSBURG

BENFICA    –  LIVERPOOL

VALENCIA -  ATLETICO (M)

HAMBURGER – SPORTING(L)

E.EJUPI

  

Comments are closed.