Home » Europa League, Futboll, Lajm i fundit, Shqipëri Superliga » Sot faza e dyte e Liges UEFA: Utrecht – Tirana (20h) dhe Besa – Olympiacos (20:30h)

Pas humbjes së Dinamos në ndeshjen e parë në kuadër të fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Sheriff-it të Moldavisë (3:1), sot vazhdojnë garat në kuadër të Ligës së UEFA-s.

Laçi tani më është eliminuar dhe presidenti i këtij klubi rend një nga një është duke i përjashtuar lojtarët për shkak kurdisjes së rezultatit, ndërsa garat vazhdojnë Besa dhe Tirana.

Tirana pas eliminim që i bëri në rrethin e parë ZTE-s së Hungarisë, tani përball ka kundërshtar shumë më të fortë. Sonte, me fillim nga ora 20:00, do të ndeshet me skuadrën vendase holandeze, Utrecht. Tirana nuk është pa ambicie, por e zhytu në krizë të brendshme na mbetët ti besojmë ndonjë befasie çuditëse që mund të na përgatisin çunat e trajnerit, Sylejman Starovas. Takimin e ndjek drejtpërdrejt televizioni kabllor “Tring-Sport”.

Ndërsa, Besa e Kavajës, e cila nisë garat që nga raundi i dytë si fitues i Kupës së Shqipërisë, ka kundërshtarin më të fortë të mundshëm, kampionin e shumëfishtë grek, Olympiacos. Takimi i parë zhvillohet sonte nga ora 20:30 në stadiumin kombëtar “Qemajl Stafa”. Edhe pse me rival të fortë, skuadra kavajase nuk hyn pa ambicie, vetëbesim dhe synim që t’i shkaktoj humbjes skuadrës favorizuese greke. Por, se a do ta realizojnë qëllimin do të shohim sonte nga ndeshja e drejtpërdrejt të transmetuar në platformën digjitale, “Supersport”.

A.D.

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.